Senatori i Virginias: Soros nënçmon njerëzit e thjeshtë, kërkon një qeveri vetëm për oligarkët

Senatori i Virginias: Soros nënçmon njerëzit e thjeshtë, kërkon një qeveri vetëm për oligarkët

16:32, 23/11/2017
A+ Aa A-

Anëtari Republikan i Senatit të shtetit Virginia në SHBA, Richard Black, ka akuzuar miliarderin George Soros se lufton për shkatërrimin e shteteve, pasi i sheh si problem ato dhe faktin që shtetet iu shpërbejnë interesave të qytetarëve të tyre. Në një intervistë me televizionin rus Russia Today, Black tha se vendet e Evropës Lindore janë ato që po i bëjnë më së shumti rezistencë planit të Sorosit për kufij të hapur, ndërkohë që vende si Franca e Gjermania i hapën shumë telashe vetes me emigracionin pa limite.

Russia Today:  Çfarë reputacioni kanë në botë s George Soros dhe fondacioni i tin për Shoqëri të Hapur? Çfarë roli luajnë?

Richard Black: George Soros është një miliarder jashtëzakonisht i pasur që interesohet për ndryshimin e botës. Ka reputacion shumë, shumë të keq kudo në botës, pasi shihet gjerësisht si anti-moral dhe anti-kombëtar. Ai beson që duhet të kemi një qeveri globale që u imponohet njerëzve dhe se shtetet janë një lloj pengese, sepse kur ke qeveri kombëtare ato shprehin vullnetin e popullit. Një qeveri globaliste ekspozon thjesht pikëpamjet e oligarkëve dhe ka shumë pak konsideratë për popullin. Kjo është pala me të cilët rreshtohet ai, është me oligarkët, nuk është me njerëzit e thjeshtë.

RT:  Qeveria hungareze dhe partia në pushtet atje e kanë akuzuar Sorosin për ndërhyrje në punët e brendshme të Hungarisë dhe vendeve të tjera. Mendoni se kanë të drejtë? A kanë arsye që të ruhen nga aktivitetet e Sorosit?

RB: Soros ka ndërhyrë shumë dramatikisht në punët e brendshme të Hungarisë dhe të një numri vendesh nga Evropa lindore. Për momentin po përqendrohet te Hungaria. E duatrokas kryeministrin hungarez Viktor Orban. Ai është një burrë që i çon gjërat deri në fund. Kur emigrantët ilegalë vërshuan përmes kufirit hungarez, ai dërgoi ushtrinë, ndërtoi një mur dhe brenda muajit e kishte ndaluar emigracionin ilegal të hynte në Hungari.

Mendoj se njerëz si Soros dhe globalistët e tjerë e shohin një shtet si problem, sepse shteti shpreh vullnetin e popullit të atij vendi dhe i shërben interesit të tij. Ndërsa kur ke një qeveri botërore ajo thjesht nëpërkëmb interesat e popullit dhe u shërben oligarkëve shumë të pasur.

Do të thosha se background-i i Sorosit është shumë, shumë i varfër. Ai njihet si njeriu që ka qenë manipulues valute, që theu Bankën e Anglisë, një nga bankat më të fuqishme në botë. Ai shkatërroi stabilitetin financiar të Malajzisë më 1997 dhe dërrmoi Bankën e Tajlandës e detyroi 600 mijë punonjës të përkohshëm të linin shtëpitë e të largoheshin. Pra, ai nuk mendon për njerëzit e thjeshtë. Ai dëshiron t’i shtypë, t’ua shkatërrojë jetën dhe pasurinë.

Orban dhe zëvendëskryetari i partisë Fidesz, Gergely Gulyás, janë bashkuar e po luftojnë ashpër kundër Sorosit. Ai po përpiqet të nënshtrojë shtetin e Hungarisë. Këtë e bën përmes këtyre organizatave joqeveritare. OJQ-të, ka disa shumë të mira, pr janë edhe shumë nga ato që veprojnë si Kolonë e Pestë për minimin e stabilitetit dhe integritetit të një vendi. Shpesh punojnë bashkë me agjenci inteligjence, si CIA, MI6, zbulimi francez e kështu me radhë. Ato veprojnë si një lloj agjencie zbulimi e brendshme që është përherë aty kur vjen koha për të përmbysur qeverinë. Kryeministri hungarez e di këtë rrezik dhe nuk ka për ta toleruar.

Një nga çështjet e mëdha është që Soros ka një universtitet në Budapest për të promovuar idetë liberale në të cilat beson. Këto janë ide që prishin kulturën, vlerat morale, integritetin kombëtar të një vendi...

RT:  Soros i ka bërë thirrje bashkimit evropian të ushtrojë presion mbi qeveritë konservative në Hungari e Poloni, ndërsa OJQ-të e financuara prej tij po i kritikojn ashpër vendet e BE që nuk pranojnë më tepër emigrantë dhe azilkërkues. Çfarë synon Soros të arrijë me këtë gjë?

RB: Rebelimi i vërtetë kundër Bashkimit Evropian duket se buron nga vendet e Evropës lindore. Soros është në konflikt edhe me Poloninë. Polonia po bëhet përherë e më tepër nacionaliste. E kundërshton fort imigracionin. Imigrantët vërshojnë përmes Evropës lindore në Gjermani.

Kancelarja Angela Merkel ftoi një milionë emigrantë në Gjermani dhe  filluan të përdhunonin e të terrorizonin vendin. Dhe duket se Merkel mund të humbasë lidershipin e saj në Gjermani. Vendi është në krizë pikërisht për shkak të sulmeve seksuale nga imigrantët që u sollën nga njerëz si Soros, nga njerëz si ata në BE. Mendoj se rezistenca më e fortë është në Evropën lindore. Jo në Gjermani, as në Francë, e cila është pothuajse një vend i humbur tani. Por është ende mundësi e njerëzve të Evropës lindore të ngrihen e ta luftojnë këtë.

RT: Si mendoni se do të shkojnë punët në Hungari? Si do të reagojnë njerëzit atje?

RB: Do të ketë një sasi të madhe parash që do të përdoret kundër kryeministrit Orban dhe qeverisë së tij. Por e kam ndjekur historinë e popullit hungarez dhe nuk ka njerëz më të fortë e më të pavarur se hungarezët. Kam shumë besim te kombi i Hungarisë. E di që do të ndikohen nga BE që do t’u bëjë presion për t’u bindur përmes mjeteve diktatoriale për të pranuar gjithçka që BE dëshiron, përfshirë edhe ri-instituimin e gjithë organizatës së korruptuar të Sorosit që kërkon të minojë vlerat e popullit hungarez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco