VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në zonën ku u zhduk nëndetësja argjentinase

VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në zonën ku u zhduk nëndetësja argjentinase

15:39, 23/11/2017
A+ Aa A-

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar afër zonës ku u zhduk javën e kaluar një nëndetëse argjentinase me 44 persona në bord. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i marinës, shkruan "BBC". 

Ai tha se një zhurmë jonormale dhe e fuqishme” ishte zbuluar në Atlantikun e jugut, duke shtuar se marina argjentinase besonte se bëhej fjalë për një shpërthim.  

Anija “San Juan” u zhduk të mërkurën e kaluar. Dhjetëra vende, përfshirë Rusinë dhe NASA-n kanë ndihmuar Argjentinën në misionin  e kërkimit.

Sot një aeroplan i marinës amerikane zbuloi një "objekt" pranë lokacionit të fundit ku ishte parë nëndetësja, raportoi agjencia e lajmeve ‘Reuters’ . Ajo shkruan se një dëshmitar në aeroplan kishte thënë se objekti nuk mund të identifikohej.

Nëndetësja “San Juan” u zhduk pasi raportoi një defekt elektrik. Ajo pati kontaktin e fundit me oficerët detarë të mërkurën e kaluar.

Një zëdhënës i marinës, kapiten Enrique Balbi, tha se kërkimi tani kishte hyrë "një fazë kritike", mes frikës se furnizimet me oksigjen mund të jenë duke u ulur../SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco