SHBA do të japë 700 mijë dollarë për median hungareze, ‘koincidencë’ me planin e Sorosit?

SHBA do të japë 700 mijë dollarë për median hungareze, ‘koincidencë’ me planin e Sorosit?

15:12, 23/11/2017
A+ Aa A-

Departamenti Amerikan i Shtetit ka shkaktuar debate teksa ka njoftuar se do të hedhë 700 mijë dollarë për median hungareze, duke zemëruar qeverinë konservative dhe anti-globaliste të vendit.

Financimi u bë i ditur nga i ngarkuari me punë i SHBA, David Kostelancik, i cili më parë ka kritikuar administratën e Trumpit për “paqëndrueshmëri të dukshme në politikën e jashtme”, duke vënë në dukje se “jo çdo kritikë për qeverinë është ‘fake news’”.

Breitbart London foli me një zyrtar të DASH i cili konfirmoi përkrahjen për “programin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut” në shumë vende dhe se synimet për Hungarinë – anëtare e NATO-s – janë “përkrahja e organeve të medias që operojnë jashtë kryeqytetit... prodhimi i raportimit të bazuar në fakte dhe rritja e audiencës dhe mbështetjes ekonomike”.

Departamenti i Shtetit u bëri jehonë pretendimeve të Kostelancik se shumë organe lajmesh hungareze janë përkrahëse të qeverisë popullore konservative të kryeministrit Viktor Orbán, i cili ka bërë shumë armiq duke kundërshtuar Bashkimin Evropian për migracionin masiv, duke ndërtuar një mur shumë efektiv në kufi e duke denoncuar rrjetin e politikanëve evropianë të përkufizuar si “aleatë të besueshëm” të miliarderit George Soros që përkrah kufijtë e hapur.

Nënteksti i qartë i gjithë kësaj është që përpjekjet për financiam nga Departamenti i Shtetit synojnë të nxisin median opozitare dhe anti-qeveritare. Kjo nënkupton që DASH ende po ndjek objektivat politikë, anti-konservativë të erës Obama në arenën ndërkombëtare, duke sfiduar Presidentin Trump, i cili e ka lëvduar Kryeministrin Minister Orbán — lideri i parë evropian që e përkrahu – si “i fortë dhe trim”.

Lideri hungarez ka mbajtur pozicionin e opozitës së fortë kundër “elitave globaliste, burokratëve që iu shërbejnë atyre, politikanëve në listëpagesat e tyre dhe agjentëve të rrjeteve të tipit Soros që mishërojnë interesat e tyre”, pavarësisht kundërshtimit të fortë nga Brukseli, OJQ-të pro imigracionit masiv dhe medias së majtë liberale amerikane, duke besuar se ai përfaqëson një “shumicë të heshutr” të familjeve të shtypura fort në Perëndim, të cilat dëshirojnë të ruajnë trashëgimin e tyre kristiane dhe identitetin kombëtar.

Nga ana e saj, qeveria hungareze ka denoncuar DASH për ndërhyrje të hapur në çështjet e saj të brendshme para zgjedhjeve parlamentare pranverën e ardhshme.

“Çfarë është kjo nëse jo ndërhyrje në fushatën zgjedhore dhe politikën e brendshme të Hungarisë? Cila zyrë në Washington mund të gjykojë aplikacionet e organizatave të medias së një qarku të Hungarisë dhe çfarë lloji shërbimi të balancuar do të donin të ofronin?”, pyeti ministri i jashtëm hungarez Péter Szijjártó, i cili tha se ishte tronditëse që paratë e taksapaguesve amerikanë po përdoreshin – duke cituar Departamentin e Shtetit – “për të edukuar gazetarët se si ta bëjnë punën e tyre” në një demokraci aleate.

“Ministria e Punëve dhe Tregtisë së Jashtme ka thirrur të ngarkuarin me punë të SHBA, duke i kërkuar shpjegime, dhe i komunikoi atij se e konsiderojmë këtë një ndërhyrje politike nga Departamenti i Shtetit i SHBA para zgjedhjeve”, tha një zëdhënës.

Hungarezët kanë hedhur poshtë me forcë edhe akuzat e DASH se në vend nuk ka liri shtypi.

Për shembull, sekretari i shtetit i kryeministrit Orban për diplomacinë publike, Dr. Zoltán Kovács, ka nënvizuar dialogun e mëpostëm midis gazetarëve të organeve mediatike hungareze 168óra dhe RTL Klub — asnjë prej të cilave nuk do të përshkruhej kurrë si e lidhur me qeverinë, sipas mendimit të tij:

A ka liri shtypi në Hungari?

Péter Kolosi: Ka. Sikur të mos kishte, nuk do të ekzistonte as RTL Klub.

Dr. Kovács më pas shtroi pyetjen nëse Kostelancik — i cili nuk është ambasador i SHBA në Hungari, por thjesht e luan përkohësisht atë rol teksa i emëruari i Obamës është në procesin e zëvendësimit – ka mandat për të sulmuar peizashin e medias hungareze.

Ai kritikoi të ngarkuarin me punë edhe për lëvdatat për gazetarët e “gardës së vjetër komuniste” që ndoqën fjalimin e tij, për “përpjekje për të thënë të vërtetën” – një skenë që hungarezi e përshkroi si “pështjelluese stomakun”, duke ditur historinë e tyre të bashkëpunimit me diktaturën e përkrahur nga sovjetikët.

Kryeministri Orbán, i cili kundërshtoi regjimin në moshë të re duke rrezikuar veten, shpesh i ka qortuar liderët perëndimorë – dhe Bashkimit Europian në veçanti – për “gjetje shfajësimesh për krimet e komunizmit” dhe ka punuar që viktimat e komunizmit t’u kushtohet vëmendja e duhur që nga zgjedhja e tij.

Dr. Kovács vazhdoi me publikimin e një përgjigjeje më të zgjeruar për Kostelancik dhe Departamentin e Shtetit, në të cilën i cilësonte veprimet e tyre si “të habitshme dhe zhgënjyese që vinin nga një aleat”.

Përtej “ndërhyrjes së qartë në punët e brendshme të një aleati”, ai vuri në dukje se “media në SHBA ka problemet e veta. Kritika të lidhura me përqendrimin e pronësisë së medias, marrëdhëniet komerciale dhe prirja e medias tradicionale janë tashmë gjë e përditshme në SHBA”.

Ai përfundoi duke thënë se një nga shumë të ashtuquajturat organizata të shoqërisë civile të Sorosit ka nisur një operacion për trajnimin e medias pothuajse në të njëjtë kohë që Kostalencik njoftoi financimin nga DASH – duke lënë dyshime se cili mund të jetë “partneri” që DASH ka ndërmend të zgjedhë për vënien në jetë të programit të tij.

Hungaria është aktualisht në mes të një lufte të ashpër me Soros dhe përkrahësit e tij në BE për kundërshtimin e planit të tij për krizën e refugjatëve.

Marrë nga Breitbart.com-Përgatiti: SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco