Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Përplasja e ashpër e Ilir Metës dhe SPAK

E pa në krevat me fqinjin, nëna mbyt me jastëk djalin 11-vjeçar

E pa në krevat me fqinjin, nëna mbyt me jastëk djalin 11-vjeçar

12:34, 23/11/2017
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në provincën Sakarya të Turqisë, ku një 40- vjeçare në bashkëpunim fqinjin ka mbytur me jastëk fëmijën e saj pasi i kishte parë në krevat sëbashku. Zeynep K. u paraqit në polici ku njoftoi vdekjen e të birit 11-vjeçar të mërkurën. “Djali im ka vdekur, është në shtëpi”, tha ajo në polici, denoncim pas të cilit forcat e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje, në distriktin Karasu. I mituri Necmi Talha u dërgua menjëherë në spital, por pavarësisht ndërhyrjeve të mjekëve nuk u rikthye në jetë. Sipas ekzaminimeve të para, ai ishte mbytur me jastëk. 

Agjencia turke e lajmeve “DHA” raporton se pas dyshimeve mbi ngjarjen, e ëma e fëmijës u vu në pranga. Në dëshminë e saj të dytë, ajo pranoi krimin, ndërsa si shkak tha se ishte fakti që fëmija nuk kishte shkuar në shkollë. Ndryshimi i dëshmisë solli dyshime të tjera tek hetuesit, që mësuan se me gruan kishte qenë edhe fqinji i saj moshatar, K.Y., i cili po ashtu përfundoi në pranga. Ky arrestim bëri që gruaja të ndryshonte për herë të dytë dëshminë e saj dhe të pranonte se të birin 11-vjeçar e kishte mbytur me jastëk në bashkëpunim me fqinjin pasi mëngjesin e së mërkurës i kishte parë në krevat sëbashku. Ngjarja e rëndë ka shkaktuar një furi të madhe reagimesh në media dhe në rrjetet sociale.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco