Zhurma te pazakonta zbulohen nga nëndetësja e zhdukur

Zhurma te pazakonta zbulohen nga nëndetësja e zhdukur

10:47, 23/11/2017
A+ Aa A-

Të tjera detaje dalin në dritë për zhdukjen e nëndetëses argjentinase me 44 persona në bord.

Grupet kërkimore thonë se nga nëndetësja kishin marrë si sinjale, zhurma të pazakonta. Nuk përjashtohet mundësia që të ketë ndodhur një shpërthim apo çarje në nëndetëse.

Një zëdhënës i marinës, kapiten Enrique Balbi, tha se kërkimi tani kishte hyrë "një fazë kritike", mes frikës se furnizimet me oksigjen mund të jenë duke u ulur.

Më vonë ai u tha gazetarëve argjentinas se marina po hetonte raporte për një zhurmë të të zbuluar në zonë disa orë pasi “San Juan” u zhduk.

Ai e përshkroi atë si një sinjal të rëndësishëm dhe refuzoi të konfirmonte nëse kishte pasur një shpërthim.

Sinjali iu ishte dërguar forcave detare amerikane ditën e zhdukjes, në 15 nëntor. Kërkimet që po kryen pranë brigjeve të Patagonias, janë vështirësuar nga moti i keq me dallgë të mëdha.

Ekipeve ndërkombëtare të shpëtimit u janë bashkuar edhe forcat detare ruse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco