134 lëkundje brenda javës! Kalifornia në panik se po afron tërmeti që do shkatërrojë gjithçka

134 lëkundje brenda javës! Kalifornia në panik se po afron tërmeti që do shkatërrojë gjithçka

11:09, 22/11/2017
A+ Aa A-

Kalifornia ndodhet mes frikës se po afron një tërmet i madh, pasi 134 tërmete kanë goditur shtetin amerikan brenda javës.

Nga këto tërmete, 17 ishin më të forta se 2.5 ballë dhe gjashtë prej tyre ishin më të forta se 3 ballë, ndërkohë që të tjera lëkundje priten të godasin javët e ardhshme, paralajmërojnë ekspertë.

Ato përfshinin edhe një tërmet me magnitudë 4.6 ballë që u ndje në San Francisko, i cili ka ngritur frikën për ardhjen e “të fuqishmit”, raporton “Los Angelos Times” .

“I fuqishmi” është termi që përdoren për një tërmet hipotetik me magnitudë 8 ballë ose më shumë, që pritet të ndodhë përgjatë San Andreas.

Një tërmet i tillë pritet të prodhojë shkatërrime ndaj qytetërimit brenda zonës së tërmetit, veçanërisht në zonat urbane si Palm Springs, Los Angeles dhe San Francisco.

Planet e emergjencës paralajmërojnë se 14,000 njerëz mund të vdesin në rastin më të eq dhe se 30,000 mund të mbesin të plagosur e mijëra të strehë . /SYRI.net/

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco