VIDEO/ Momentet dramatike kur ushtari i Koresë së Veriut arratiset për liri

VIDEO/ Momentet dramatike kur ushtari i Koresë së Veriut arratiset për liri

09:57, 22/11/2017
A+ Aa A-

Videoja përmban pamje shqetësuese.

Një ushtar i Koresë të Veriut, dezertor, tenton të kalojë kufirin me një makinë që e nget me shpejtësi drejt Koresë së Jugut. makina e tij bie në sy të rojeve të kufirit pranë Zonës Kufitare dhe ushtarët koreanoveriorë reagojnë.

Ndërsa ata ndjekin kolegun e tyre, ushtarit i bllokohet makina fare afër kufirit dhe ai ikën prej saj, vrapon më këmbë që të kalojë ato pak metra që e ndajnë nga liria, por shokët e tij e qëllojnë dhe plumbat e shtrijnë përtokë. Njeri prej rojeve kufitare madje, hedh edhe ca hapa përtej kufirit dhe pastaj kthehet më shpejtësi mbrapsht në Korenë e Veriut.

Ushtari dezertor i plagosur bie mbi një pirg gjethesh dhe mbetet mes dy kufijve derisa bie nata.

Natën, rrezet infra të kuqe të kameras kapin imazhet e dy ushtarëve të Koresë së Jugut teksa tërheqin zvarrë të plagosurin për ta futur në Korenë e Jugut.  

Incidenti dramtaik ndodhi më 13 nëntor. Ushtari i plagosur ndodhet në gjendje të stabilizuar në një spital në Korenë e Jugut.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco