Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

'Evropa nuk do të ndalet për shkak të krizës në Gjermani'

'Evropa nuk do të ndalet për shkak të krizës në Gjermani'

15:49, 21/11/2017
A+ Aa A-

 Evropa nuk do të ndalet për shkak të krizës politike në Gjermani, deklaroi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, gjatë një konference shtypi në Bruksel.

“Ne do të vijojmë të përparojmë duke prezantuar, siç është parashikuar më 6 dhjetor, propozimet tona në lidhje me projektet e reformës së zonës euro”, tha Schinas, duke saktësuar se presidenti i Komisionit, Jean-Claude Juncker kishte biseduar të hënën me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

“Presidenti i Komisionit Evropian po ndjek nga afër zhvillimet politike në Gjermani”, shtoi Schinas.

Ky projektpropozim për të reformuar zonën euro u njoftua nga Juncker gjatë diskutimit të tij për programin mbi gjendjen e Bashkimit Evropian në Parlamentin Evropian 13 shtatorin e kaluar.

Këto propozimeve pritet të diskutohen më pas më 15 dhjetor në Bruksel gjatë një samiti evropian të krerëve të shteteve dhe qeverive kushtuar kësaj çështjeje./atsh/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco