Lira turke në nivelin më të ulët historik pas tensioneve me SHBA-në

Lira turke në nivelin më të ulët historik pas tensioneve me SHBA-në

15:12, 21/11/2017
A+ Aa A-

Lira turke shënoi sot nivelin më të ulët historik në tregjet valutore, në sfondin e tensioneve me SHBA që lidhen me procesin e fundit gjyqësor ndaj një biznesmeni dhe një bankieri turk në Nju Jork.

Monedha turke u zhvlerësua më shumë se 1,0 për qind sot në mëngjes, duke u këmbyer me 3,97 lira kundrejt kartmonedhës së gjelbërt pak para orës 07:00 GMT, një rekord i ri me rënie, përpara se të fitonte lehtësisht ripozicionim me 3,96 në orën 08:00 GMT.

Për të frenuar këtë rënie, Banka Qendrore vendosi të ulë në zero limitin e huave të bankave në tregun ndërbankar për transaksionet e përditshme duke nisur nga e mërkura si dhe rritje të lehtësirave të parave cash në mënyrë të vazhdueshme.

Tensionet mes Uashingtonit dhe Ankarasë, tashmë në nivel të lartë, u përkeqësuan më tej këto ditët e fundit me afrimin e procesit, që pritet të nisë në fillim të shtatorit, të Reza Zarrab, një biznesmen turko-iranian i arrestuar vitin e kaluar në SHBA. Ai është i akuzuar së bashku me bankierin turk, Mehmet Hakan Atilla, për shkelje të embargos amerikane kundër Iranit.

Ky proces ngre shqetësimin për një ndikim të mundshëm në sektorin bankar turk, kryesisht ndaj bankës shtetërore Halkbank ku Atilla punonte në momentin e arrestimit të tij në SHBA, si zëvendësdrejtor i përgjithshëm i ngarkuar për menaxhimin bankar ndërkombëtar.

Nëse ekonomia turke shënon një normë të rritjes ekonomike më të lartë se 5,0 për qind, sipas të dhënave zyrtare, inflacioni do të jetë në nivelin 12 për qind, ndërsa lira turke nuk po ndalet së humburi terren prej disa muajsh.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan kritikoi Bankën Qendrore të premten, duke e detyruar të ulë interesat për të inkurajuar huatë me shpresën për të mbështetur rritjen ekonomike nëpërmjet konsumit dhe investimeve, ndërsa vendi është përfshirë në dy vitet e fundit në klimën e zgjedhjeve mjaft vendimtare fillimisht ato bashkiake, presidenciale dhe parlamentare./atsh/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco