Angela Merkel: Preferoj të shkoj në zgjedhje të parakohshme!

Angela Merkel: Preferoj të shkoj në zgjedhje të parakohshme!

11:17, 21/11/2017
A+ Aa A-

  Kancelarja gjermane, Angela Merkel preferon të shkojë më mirë në zgjedhje të parakohshme sesa të qeverisë në pakicë, sipas televizionit gjerman publik “ARD”.

Merkel deklaroi se ishte e gatshme të udhëhiqte partinë e saj në rast se zhvilloheshin zgjedhjet e parakohshme.

“Sipas këndvështrimit tim ne ishim shumë afër marrëveshjes për bashkëqeverisje ”, tha kancelarja duke komentuar daljen nga skema e koalicionit të Demokratëve të Lirë (FDP) dhe dështimin e bisedimeve, mbrëmjen e djeshme.

“Përgjegjësia për dështimin e bisedimeve për formimin e një koalicioni të ri qeverisës bie mbi liberalët”, shtoi Merkel.

Duke refuzuar koalicionin e ri qeverisës , partia e Lindner u ka përcjellë votuesve këtë mesazh: “Ato çfarë iu kemi premtuar, tashmë nuk vlejnë më “, tha Merkel për televizionin kombëtar “ARD”.

Kancelarja, Merkel shprehu vlerësimin e saj ndaj të Gjelbërve, të cilët në shumë çështje të bisedimeve kishin rënë dakord me konservatorët e saj të Unionit Kristiandemokrat.

“Një marrëveshje edhe mund të ishte arritur”, deklaroi kancelarja gjermane,  Merke

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco