Robert Mugabe dhe gruaja e tij jetojnë në vilën 10 milionë dollarëshe, teksa miliona banorë të Zimbabvesë vuajnë nga varfëria

Robert Mugabe dhe gruaja e tij jetojnë në vilën 10 milionë dollarëshe, teksa miliona banorë të Zimbabvesë vuajnë nga varfëria

16:53, 20/11/2017
A+ Aa A-

Kjo vilë luksoze është në pronësi të Robert Mugabe dhe bashkëshortes së tij Grace, edhe pse miliona banorë të vendit të tyre Zimbabvesë vuajnë nga varfëria.

Fotografitë e publikuara më poshtë shfaqin vilën e njohur si “Kulmi i kaltër”, në të cilën 93-vjeçari bën jetë luksoze larg nga lagjet dhe zonat e varfra, ku populli i Zimbabvesë mezi arrin ta sigurojë bukën e gojës.

Vila ka 25 dhoma gjumi dhe kap vlerën e 10 milionë dollarë, dhe gjendet në Harare e rrethuar me rrethoja të hekurta në një hapësirë prej 44 akra.

Brenda saj nuk mungon asgjë, përkundrazi ajo ka pishinë, dysheme me granit të shtrenjtë e shandan gjigant.

Këto fotografi janë publikuar me qëllim që të shërbejnë si prova, se Mugabe dhe bashkëshortja e tij nuk hezitojnë të shpenzojnë miliona dollarë edhe pse miliona banorë vuajnë nga varfëria. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Lesotho20/11/2017 22:02

    Pse beni sikur sa kushtoka . Vetem toke paska 200 mije m2 , e cila kushton ketu me shume se Vila . Ku ka vile ne afrike pa pishina ? Me 35 dhoma dhe kaq toke nuk ka vile ne afrike, pasi duhet te kushtoje shume me shume . 10 milion usd nuk eshte shume per ato vende.

    Shto koment

    Denonco