Kriza politike lë Gjermaninë’ pa qeveri’, Macron: Nuk na leverdis

Kriza politike lë Gjermaninë’ pa qeveri’, Macron: Nuk na leverdis

14:09, 20/11/2017
A+ Aa A-

residenti francez, Emmanuel Macron ndau sot shqetësimin e tij për disfatën e negociatave për formimin e një koalicioni qeverisës në Gjermani, duke deklaruar se Franca nuk kishte interes që Berlini të përballej me një krize të thellë politike.

“Nuk ka interes që kjo mosmarrëveshje të shkaktojë krizë politike, në këndvështrimin tonë bisedimet duhet të avancojnë”, shtoi Macron në një deklaratë dhënë në zyrën e tij në nisje të një takimi me kreun e Partisë Republikane (e djathta) Bernard Accoyer, në një pritje në Elize në kuadër të konsultimeve për projektet evropiane.

“U takova dje në mbrëmje me kancelaren”, saktësoi ai.

“Është më mirë të mos qeverisës sesa të qeverisësh keq”, deklaroi në Berlin lideri i liberalëve të FDP, Christian Lindner, duke nënkuptuar dështimin e negociatave dje në mbrëmje.

Angela Merkel po përballet me krizën më të thellë politike në 12 vite në pushtet pas disfatës së të dielës në mbrëmje në negociatat e zhvilluara mes konservatorëve (CDU-CSU), liberalëve (FDP) dhe ambjentalistëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco