Ankth për nëndetësen e zhdukur: Moti i keq 'paralizon' kërkimet

Ankth për nëndetësen e zhdukur: Moti i keq 'paralizon' kërkimet

11:28, 20/11/2017
A+ Aa A-

Kërkimi për një nëndetëse argjentinase që u zhduk me 44 persona në bord po pengohet nga kushtet e këqija të motit.

Ekipet nga disa vende fqinje kanë intensifikuar misionet e kërkimit në Atlantikun e Jugut për të gjetur nëndetësen  “San Juan”, e cila u zhduk pa lënë gjurmë të mërkurën.

Marina amerikane ka dërguar dy anije me pajisje speciale për ndjekjen dhe nxjerrjen e anijeve nga ujërat e thella.

Nëndetësja u zhduk 430 kilometra jashtë brigjeve argjentinase. Të shtunën, disa sinjale satelitore që mendohet se kanë ardhur nga nëndetësja janë zbuluar afër gadishullit Valdez.

Një aeroplan hulumtues i NASA-s është përdorur në gjithashtu në përpjekje për të gjetur lokacionin e saktë nga ku erdhi sinjali, por operacioni ishte i pasuksesshëm.

Por ekipet e shpëtimit shprehen janë penguar nga erërat e forta dhe dallgët e larta.

"Moti vazhdon të jetë shumë i ashpër, tha të dielën admirali i marinës argjentinase, Gabriel Gonzalez.

"Tani për tani, dallgët arrijnë deri në tetë metra dhe për fat të keq duket se këto kushte atmosferike do të vazhdojnë për 48 orët e ardhshme", tha ai.

Flota argjentinase thotë se nëndetësja zhdukur ka mjaft oksigjen, ushqim dhe ujë që ekuipazhi të mbijetojë të paktën dy javë.

Familjarët në ankth!

Të afërmit e disa prej anëtarëve të ekuipazhit ishin në bazën e pritjes së flotës argjentinase ku po presin në ankth për lajme mbi fatin e  njerëzve të tyre të dashur.

"Ne po i lutemi Zotit dhe i kërkojm të gjithë argjentinasve të na ndihmojnë të lutemi që ata të mund të gjenden shëndoshë  e mirë", tha Claudio Rodriguez, vëllai i një prej anëtarëve

Ministria e Jashtme argjentinase tha në një deklaratë se qeveritë e Britanisë, Kilit dhe Shteteve të Bashkuara kishin ofruar "ndihmë logjistike dhe shkëmbim informacioni për këtë kërkim humanitar.

" Deklarata gjithashtu tha se Argjentina po punon gjithashtu me autoritetet e vendeve fqinje në rast se ka nevojë për mbështetje për të gjetur nëndetësen

Ndërprerje e energjisë?

“San Juan" po kthehej nga një mision rutinë në bazën e saj në jug të Buenos Aires. Kontakti i fundit me komandën e marinës ishte të mërkurën në mëngjes.

Një shkatërrues argjentinase dhe dy anije të tjera po kërkojnë në zonën e fundit ku u pa nëndetësja. Mendohet se ajo mund të ketë pasur vështirësi në komunikim për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike.

Protokolli i marinës përcakton megjithatë që një anije duhet të dalë në sipërfaqe nëse humbet komunikimin. /Përshtati për SYRI.net-  Xhuljana Zani/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco