Dëborë e madhe në Rusi dhe Ukrainë, 250 aksidente brenda ditës

Dëborë e madhe në Rusi dhe Ukrainë, 250 aksidente brenda ditës

10:57, 20/11/2017
A+ Aa A-

Rusia dhe Ukraina janë goditur nga një stuhi e madhe dëbore, e cila duke se shkaktuar kaos dhe ngrica në pothuajse cdo qytet.

Më shumë se 250 aksidente automobilistike janë raportuar në rrugët e akullta të Vladivostokut të Rusisë, më pak se 24 orë pas rënies së dëborës së parë të dimrit.

Ndërkohë, banorët kanë përdorur rrjetet sociale për të shpërndarë pamjet e mahnitshme të qyteteve të mbuluara nga dëbora, si dhe pamjet tronditëse të aksidenteve.

 Rreth 256 aksidente rrugore ndodhën të premten në Lindjen e Largët të Rusisë, pasi rrugët u shndërruan në rrugica të akullta për shoferët vendas. Për fat të mirë, askush nuk vdiq, por tetë persona ishin plagosur.

Përdoruesit e mediave sociale postuan foto dhe video, duke treguar përpjekje të dëshpëruara për të ndaluar makinat që lëviznin me shpejtësi të lartë në rrugët e mbuluara më deborë dhe godisnin makinat e tjera njëra pas tjetrës.

Një kodër akullt në veçanti u bë një makth për këdo që guxonte të shkonte atje. Videot tregojnë shoferët që humbasin kontrollet e automjeteve të tyre dhe përplasnin makinat para tyre.

Temperatura në Novosibirsk ranë deri në -18 gradë celsius gjatë natës, raporton “The Telegraph”./SYRI.net/ 

 

 

 


 

 

 

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco