FOTOT/ Vdes vrasësi serial i tmerrshëm amerikan, Charles Manson

FOTOT/ Vdes vrasësi serial i tmerrshëm amerikan, Charles Manson

10:24, 20/11/2017
A+ Aa A-
Serialkilleri amerikan Charles Manson ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare. Ai ishte shtruar në një spital të Kalifornisë disa ditë më parë, dhe gjendja e tij u përkeqësua.
Manson u bë i famshëm fatkeqësisht pasi ka qënë një nga vrasësit më gjakftohtë në historinë e SHBA dhe ka qëndruar në burg për rreth 45 vjet.
Në 1960 Manson, një ish- i burgosur mblodhi në shtëpinë e tij në Los Anxhelos një grup njerëzish dhe formoi organizatën e quajtur “Familja Manson”, anëtarët e së cilës ushqenin përkushtimin absolut ndaj tij.  Në verën e vitit 1969 ai kërkoi nga pasuesit e tij më të rinj të vrisnin shtatë njerëz, sipas planit për të shkaktuar përplasje fisnore.
Ai është autori i krimeve në rrugën e famshme “Cielo Drive”, ku u vranë Sharon Tate dhe katër miqtë e saj.
Ai vrau Sharon Tate kur ajo ishte shtatzënë dhe 6 persona të tjerë në vitin 1969.
Sharon Tate, gruaja e regjisorit Roman Polanski,  ishte 8 muajshe shtatzënë. Ajo u qëllua 16 herë me thikë nga anëtarët e organizatës Manson.
Së bashku me 4 bashkëpunëtorët e tij ai u dënua me vdekje, por Gjykata e Lartë e anuloi atë në vitin 1972. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco