Fund tiranisë së Mugabes: Edhe bashkëshortja përjashtohet nga partia

Fund tiranisë së Mugabes: Edhe bashkëshortja përjashtohet nga partia

10:01, 20/11/2017
A+ Aa A-

Pushtetit të diktatorit të Zimbabves, Robert Mugabe, duket se i ka ardhur fundi. Pas puçit të ushtrisë dhe izolimit të tij, ka hyrë në veprim partia ku ai aderon, Zanu-PF që e ka shkarkuar.

Në krye të vendit, si president është caktuar Emmerson Mnangagawa, ish-zv.president dhe i shkarkuar nga Mugabe dy javë më parë. Ky akt i Mugabes thuhet se provokoi shumë reagime për të bllokuar idenë e Mugabes për të caktuar si zv.president, gruan e tij Grace.

Po kështu edhe kjo e fundit është larguar nga partia.

Degët rajonale të partisë qeverisëse  dhe veteranët e luftës të cilët deri vitin e kaluar ishin besnikë ndaj presidentit po ashtu shprehen se zoti Mugabe duhet të largohet.

 

Mugabe, 93 vjeç, ka qenë nën arrest shtëpiak për ditë të tëra. Ai njihet si një tiran i pamëshirshëm i ditëve moderne dhe se po refuzon të japë dorëheqjen, pavarësisht thirrjeve në rritje për largimin e tij.

Edhe pse vendi i tij është i pasur me minerale, ai është i zhytur në varfëri. 

Ushtria tha të premten se ishte e vendosur për të rrëzuar zotin Mugabe. Ajo gjithashtu tha se kishte arrestuar "kriminelët" që rrethonin presidentin, por nuk dha asnjë emër. Disa zyrtarë të lartë thuhet se janë arrestuar që nga e mërkura.

Kreu i opozitës Morgan Tsvangirai tha se ishte "në interes të popullit" që zoti Mugabe të jepte dorëheqjen menjëherë".

Ky është një zhgënjim i madh për gruan e Mugabes, Grace.

52-vjeçarja ishte planifikuar që të zëvendësonte bashkëshortin 93-vjeçar në krye të vendit. Por ky plan ishte kundërshtuar ashpër nga ushtarakët e nivelit të lartë. Rrugët e vendit po patrullohen nga makina të blinduara ushtarake./SYRI.net/ 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco