Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Gjeneralët amerikane nuk do të zbatojnë urdhrat e Trump për sulme bërthamore

Gjeneralët amerikane nuk do të zbatojnë urdhrat e Trump për sulme bërthamore

08:49, 20/11/2017
A+ Aa A-

 Oficeri ushtarak amerikan i ngarkuar me armët bërthamore do të kundërshtojë një urdhër të jashtëligjshëm për të përdorur armë bërthamore nëse presidenti Donald Trump do të jepte një të tillë.

Gjenerali i forcave ajrore, John Hyten tha se “ushtarakët janë të detyruar të ndjekin vetëm urdhra ligjor”.

Megjithatë ai nuk e përcaktoi se çfarë është një urdhër i jashtëligjshëm për lëshim, por tha se ka pasur dekada trajnim për ligjet mbi konfliktet e armatosura.

Hyten i mbajti këto deklarata dje, gjatë Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë “Halifax” në Nova Scotia (Kanada).

Shumë pyetje janë ngritur mbi procedurat e përdorimit të armëve bërthamore pas deklaratave të Trump për të lëshuar “zjarr dhe zemërrim” dhe për të “shkatërruar krejtësisht” Korenë e Veriut nëse do të jetë e nevojshme dhe shumë persona i interpretojnë këto si referencë ndaj një sulmi bërthamor.

Megjithatë, Trump kohet e fundit i ka ulur tonet duke u shprehur, gjatë një fjalimi në Seul, se nuk kërkon një përballje me Korenë e Veriut./atsh/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco