Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Zgjedhje të parakohshme në Gjermani? Merkel nuk arrin të formojë koalicionin

Zgjedhje të parakohshme në Gjermani? Merkel nuk arrin të formojë koalicionin

08:42, 20/11/2017
A+ Aa A-

Bisedimet për formimin e një qeverie koalicioni në Gjermani janë shembur pasi partia e tregut liberal, “FDP” u tërhoq në momentin e fundit.

Kreu i FDP-së, Christian Lindner, tha se nuk kishte asnjë "bazë besimi" me partinë konservatore të Kancelares Angela Merkel.

Ajo që pritet të ndodhe më pas është e paqartë, por Merkel do të takohet me Presidentin Frank-Walter Steinmeier, i cili ka fuqinë për të thirrur zgjedhje të menjëhershme, si pasojë e dështimit të bisedimeve për formimin e qeverisë.

Merkel fitoi zgjedhjet e shtatorit, por shumë votues braktisën partitë kryesore, raporton “BBC”. Pasi fitoi vendet e para parlamentare, AfD (Alternativa për Gjermaninë),partia nacionaliste e ekstremit të djathtë u zotua të luftojë “pushtimin e të huajve" në vend.

Zonja Merkel tha se i vinte keq për ndërprerjen e bisedimeve, duke shtuar se do të takohet me presidentin gjerman për t'i thënë zyrtarisht se negociatat kanë dështuar.

"Është një ditë reflektimi për të kuptuar se si të vazhdojmë përpara - tha ajo - Si kancelare, unë do të bëj gjithçka për të siguruar që ky vend të menaxhohet mirë në këto javë të vështira".

Përveç zgjedhjeve të parakohshme, zonja Merkel mund të formojë gjithashtu një qeveri të pakicës me të Gjelbrit, të cilët duhet të konfirmojnë bashkëqeverisjen.

E përditshmja gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung e quajti dështimin e negociatave si krizën më të keqe me të cilën është përballur Merkel në 12 vjet.

Image

'Mirupafshim!'

"Sot nuk ka pasur asnjë përparim në negociata- tha kreu i FDP-së, Christian Lindner -Është më mirë të mos sundosh fare, se sa të sundosh keq. 

“Mirupafshim!" shtoi ai.

Palët e përfshira në bisedime raportohen të jenë thellësisht të ndara mbi politikat e taksave, azilkërkuesve dhe mjedisit.Argumentet më të hidhura kanë qenë nëse refugjatët sirianë duhet të lejohen të sjellin anëtarët e familjes për t'u bashkuar me ta në Gjermani, shprehen gazetërat e BBC-së. 

Konservatorët e Merkelit, të ndërgjegjshëm për suksesin zgjedhor të AfD-së,  po tregohen shumë të kujdesshëm mbi politikat e emigracionit. Partia e dytë më e madhe në parlament, Social Demokratët, kanë përjashtuar rikthimin ne koalicionin qeveritar me zonjën Merkel. /Përshtati për SYRI.net-  Xhuljana Zani/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco