Luftanija amerikane përplaset me një anije rimorkuese japoneze

Luftanija amerikane përplaset me një anije rimorkuese japoneze

07:58, 20/11/2017
A+ Aa A-

Luftanija amerikane "Benfold" është përplasur me një anije rimorkuese japoneze gjatë një stërvitjeje në ujërat e gjirit japonez të Sagamit. Marina amerikane raportoi se nga kjo ngjarje nuk është shënuar asnjë viktimë dhe se po zhvillohet një hetim për të zbuluar shkaqet. "Benfold" është luftanija amerikane më e avancuar në bazën ushtarake "Yokosuka".

Luftanijet amerikane janë përfshirë në një sërë incidentesh gjatë muajve të fundit.

Në 10 gusht të këtij viti, 10 ushtarë amerikanë humbën jetën dhe u plagosën 5 të tjerë kur luftanija "USS John S. McCain"

u përplas me një anije cisternë në lindje të Singaporit.

Ndërsa në qershor të po këtij viti, shtatë ushtarë amerikanë humbën jetën dhe 3 të tjerë u plagosën kur anija "USS Fitzgerald" u përplas me një anije tregtare pranë qytetit port të "Yokosuka"-s./CRI

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco