Jens Stoltenberg i kërkon ndjesë Turqisë

Jens Stoltenberg i kërkon ndjesë Turqisë

07:56, 20/11/2017
A+ Aa A-

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, në një komunikim me telefon me presidentin turk Rexhep Erdogan të shtunën, i kërkoi atij ndjesë për përcaktimin e gabuar të udhëheqësit turk si armik imagjinar në manovrat ushtarake të aleancës.

Siç bëhet e ditur nga presidenca turke, Stoltenberg u shpreh se Turqia është vendi i rëndësishëm anëtar i NATO-s dhe aleanca do të marrë të gjitha masat e duhura për të parandaluar përsëritjen e një ngjarjeje të tillë.

Presidenti turk Erdogan, të premten e kaluar, njoftoi tërheqjen e Turqisë nga manovrat e përbashkëta të NATO-s të zhvilluara në Norvegji ku ndodhi edhe ngjarja fyese për Turqinë.

Sipas një deklarate të Ministrisë së Jashtme të Turqisë, portreti i themeluesit të shtetit turk, Mustafa Kemal Ataturk, u përdor si figurë e një armiku kryesor. Turqia e konsideroi këtë akt si të pamoralshëm dhe të papranueshëm. /CRI

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco