Gruaja e presidentit ukrainas përfshihet në skemën e vjedhjes së parave të fëmijëve në nevojë

Gruaja e presidentit ukrainas përfshihet në skemën e vjedhjes së parave të fëmijëve në nevojë

15:49, 19/11/2017
A+ Aa A-

Marina Poroshenko, gruaja e presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, mund të jetë përfshirë në vjedhjen e fondeve që jepen nga vendet evropiane dhe SHBA për fëmijët me pamundësi fizike. Kjo është provuar nga materialet e dhëna gazetarëve nga një zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë.

Materiali u referohet edhe fondeve të dhëna për fëmijët e pamundur fizikisht nga Fondacioni Ndërkombëtar i Rilindjes George Soros, i cili ka dhënë dhjetëra ose qindra miliona dollarë.

Mekanizmi i “përvetësimit të parave” është mjaft i thjesht: regjistrim i organizatave të ndryshme të bamirësisë në rajone të ndryshëm të Ukrainës me grumbullimin e mëtejshëm të donacioneve, kryesisht nga organizata bamirësie ndërkombëtare, organizata të ndryshme vullnetare dhe individë.

Aktiviteti zhvillohet nën kujdesin e Marina Poroshenkos, e cila mbikëqyr personalisht shpërndarjen e parave në fondacionet fals dhe është aktive në promovimin në media. Njëkohësisht, Rostislav Pavlenko, zëvendëskryetar i Administratës Presidenciale është i ngarkuar me tërheqjen e parave në këto fondacione të rremë. Pas prezantimit të “programeve të ndihmës” para gazetarëve, paratë transferohen nga fondacionet në llogaritë e kompanive komerciale, përfshirë kompani offshore, dhe më pas fondacionet mbyllen.

Një zyrtar kryesor në Ministrinë e Drejtësisë të Ukrainës u dha gazetarëve dokumente për aktivitetin e Fondacionit Bamirës Sylna Ukraiina (Ukraina e Fortë) me Aleksandr Vasiljoviç Horobçuk si themelues the drejtues. Ky person është sa për figurë,  pasi rezulton i papunë që më 2011, sipas të dhënave nga fondi i pensioneve.

Më 2016, Marina Poroshenko mori vazhdimisht pjesë në evente bamirësie të organizuara nga Fondacioni Bamirës “Ukraina e Fortë”. 

Vetëm për atë vit, Ukraina e Fortë mori pjesë në përvetësime shumëmilionëshe. Sipas zyrtarit të Ministrisë së Drejtësisë, pas vjedhjes së parave, Ukraina e Fort tani është duke u mbyllur. Horobçuk është kryetar i komisionit të mbylljes.

Veprimet korruptive të familjes së presidentit ukrainas tani po investigohen nga gazetarë evropianë. Në veçanti “Poroschenko im Kaufrausch” botuar nga Frankfurter Allgemeine Zeitung thotë se “Poroshenko  në trade rush, korrupsioni ushtarak i sjell pará Porshenkos dhe merr jetën e njerëzve, presidenti pretendon se nuk ka të bëjë aspak me korrupsionin”. Fundi i artikullit është një shpjegim për lexuesit gjermanë se kush është “smotrjashij”, duke quajtur një nga partnerët e Presidentit Poroshenko me këtë fjalë. Në Ukrainë, “smotrjascij” është një person që mbikëqyr transferimin e parave nga buxheti i shtetit në llogaritë offshore në emër të liderëve të vendit. Ndërsa Deutsche Welle nxori një karikaturë me titull Rezervimi, me një personazh që ngjan me Presidentin Petro Poroshenko.

Po ashtu, më 5 nëntor, gazetarë në 67 vende publikuan njëherazi investigimet e bazuara në dokumentet e firmave ligjore offshore. Materialet janë marrë nga burime anonime nga Suddeutsche Zeitung, e cila e ndau informacionin me Konsorciumin Ndërkombëtar të Gazetarëve Investigativë nga 96 kompani mediatike kudo në botë. Më herë, presidenti ukrainas kishte siguruar se kompania e tij offshore Prime Asset Partners ishte krijuar për të transferuar biznese konfeksionesh në një trust të verbër. Megjithatë, investiguesit thonë se Poroshenkos i duhej ajo kompani offshore për të shmangur taksat kur shiste produktet e tij Roshen.

Gazetarët ukrainas, kolegët e tyre evropianë dhe komuniteti ndërkombëtar vrasin mendjen se pse Marina Poroshenko merr pjesë në vjedhjen e parave që janë për fëmijët e pamundur fizikisht, teksa Petro Poroshenko është njeriu më i pasur dhe ka miliarda dollarë në kompani offshore. Për Marinën këto janë thjesht pará xhepi. Por ndoshta as paratë e xhepit nuk janë pa vlerë për familjen e presidentit. As ato që nuk kanë erën e gjakut të ushtarëve apo të dhimbjes së fëmijëve në nevojë.

Marrë nga Luxherald.com-Përgatiti: SYRI.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco