Shtohen tensionet, akuza të forta kundër SHBA-së nga Turqia

Shtohen tensionet, akuza të forta kundër SHBA-së nga Turqia

15:23, 18/11/2017
A+ Aa A-

Rriten tensionet mes SHBA dhe Turqise. Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusloglu, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për rastin, siç e quajti ai “ të motivuar politikisht” dhe “ të montuar”, kundër biznesmenin turko-iranian që akuzohet se ndihmoi Iranin per t’i shmangur sanksionet e SHBA-së.

Cavusoglu ka thënë për gazetarët në Stamboll se ai beson se rasti i SHBA-së kundër Reza Zarrab, një tregtar i pasur, i afërt me qeverinë e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, është i bazuar në një rast të hapur në vitin 2013-të e që ishte hedhur poshtë.

Në rastin e vitit 2013-të, gjyqtarët turq kishin akuzuar Zarrab dhe zyrtarë të lartë turq për kontrabandim të parave dhe transferim të tyre, tregojnë dokumente e publikuara në atë kohë. Erdogan, i cili shërbente si kryeministër, iu kishte referuar rastit si
përpjekje për puç të orkestruar nga kundërshtarët politikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco