Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Emmanuel Macron, 6 muaj President: Pse popullariteti i 39-vjeçarit ka rënë

Emmanuel Macron, 6 muaj President: Pse popullariteti i 39-vjeçarit ka rënë

13:48, 18/11/2017
A+ Aa A-

Prej gjashtë muajsh në post, Presidenti Emmanuel Macron nuk ka humbur kohë. Ai ka nisur një sërë reformash të thella dhe që shkaktojnë kundërshti në Francë. Kjo ka bërë që popullariteti i 39-vjeçarit të bjerë.

Pak njerëz e besuan që një ish-bankier investimesh me pak përvojë politike do të ishte në gjendje t’i fitonte zgjedhjet e këtij viti. Por një sërë faktorësh – para së gjithash një skandal që i pakësoi shpresat e kandidatit kryesor konservator e ktheu Emmanuel Macronin-in nga një person jashtë sistemit, në njeri të shpresave. Në 14 maj ai mori postin si President i ri i Francës, pasi mundi në balotazh konkurrenten e tij Marine le Pen.

Macroni nuk po harxhon kohë dhe po i vë vulën e tij origjinale Francës. Ai është lideri më i ri i Francës që prej Napoleonit, dhe po e shkund vendin e tij – që nga marrëdhënia me gruan e tij, Brigitte, 24 vjet më e madhe se ai, te stili i tij autoritar që i ka sjellë krahasime me Perëndinë romake Jupiter dhe me Luigjin XIV.

Ndryshime drastike në shumë fusha

Ajo që tërheq vëmendjen më shumë janë përmbysjet radikale që po ndërmerr Macroni, duke përfshirë ndryshime drastike në ligjet e taksave, të punës dhe të pensioneve. Mijëra vetë kanë protestuar kundër këtyre reformave në shtator. Kritikët e quajnë atë presidentin e të pasurve dhe ai nuk ka mbledhur pikë duke i quajtur kundërshtarët e tij të majtë dembelë dhe cinikë. Sot, vetëm katër nga 10 francezë e aprovojnë performancën e tij.

Mësuesi 35 vjeçar i anglishtes, Florian Breneur është kritik ndaj Macronit. “Në një shkallë nga 1-10? Unë do të thosha 1 ose 2. Unë besoj se gjithçka që po bën ai në thelb është në të kundërt të asaj që duan njerëzit. Çdo njeri që njoh është kundër “loi de travaille” dhe gjërave të ngjashme me këtë.”

Macroni argumenton se nevojiten ndryshime të mëdha për ta bërë Francën të aftë për konkurrencën dhe për të reduktuar papunësinë, që ka vite që e ka kaluar shifrën 10 përqind. Në intervistën e tij të parë në televizion në tetor, ai tha se vetëm po vepron në përputhje me premtimet e tij elektorale. Ai premtoi që reformat do të japin rezultate brenda dy vjetësh ose më pak.

Deri tani nuk ka pasur greva

Në thelb, deri tani Macroni i ka shmangur grevat e përgjithshme dhe protestat, të cilat i kanë detyruar qeveritë e mëparshme që donin të bënin reforma që të tërhiqeshin. Ai ka marrë vlerësime nga analistët politikë – megjithëse disa thonë se ato nuk janë sa duhet të thella.

Macroni po vepron me shpejtësi edhe për ta zgjeruar ndikimin e Francës në botën e jashtme. Ai e bëri fushatën elektorale me një platformë të fortë proevropiane dhe në një një fjalim pak javë më parë skicoi vizionin e një BE më të fortë dhe më të integruar. Me Merkelin të mbërthyer tani në bisedimet e koalicionit qeveritar, disa vëzhgues e shohin Macronin si partnerin më të fuqishëm për momentin, në aleancën tradicionale gjermano-franceze që drejton BE.

Manuel Lafont Rapnouil, i cili drejton zyrën e Parisit të European Council of Foreign Relations, thotë se Macroni ka qenë i suksesshëm në rikthimin e Francës në hartë dhe në projektimin e një imazhi më modern të vendit.

 “Por ky është vetëm një fillim. Çështjet e vërteta po dalin vetëm tani… mund të shohësh se ekzistojnë një sërë vështirësish. Po të mendosh për klimën, Evropën, terrorizmin dhe rolin e konflikteve…të gjitha këto janë çështje përballë tij, jo pas tij.”

Njëra nga çështjet më të ndërlikuara është se si duhet vepruar me Presidentin e SHBA, Donald Trump. Në çështje si ndryshimi i klimës, marrëveshja bërthamore për Iranin, UNESCO dhe BE, dy liderët janë pole të kundërta. Takimi i tyre i parë u shenjua nga një shtrëngim duarsh. Por gjërat u ngrohën, kur Macroni e ftoi Trumpin në Francë, në paradën tradicionale në Ditën e Bastijës.

Por Macroni është ende në fillim. Dhe megjithë kundërshtimet ndaj reformave të tij, ka edhe francezë që janë të gëzuar për veprimet e tij, si p.sh. studentja 21 vjeçare Audrey Fontaine. “Unë jam shumë e lumtur për atë që ka bërë ai. Francën nuk mund ta ndryshosh për gjashtë muaj, por ai është në një proces të mba

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco