Zhdukja e nëndetëses me 44 persona, NASA u bashkohet kërkimeve ndërkombëtare

Zhdukja e nëndetëses me 44 persona, NASA u bashkohet kërkimeve ndërkombëtare

12:50, 18/11/2017
A+ Aa A-

 Flota argjentinase ka përforcuar kërkimet në Atlantikun e Jugut për një nëndetëse që u zhduk nga radarët para tri ditësh .Presidenti Maurico Macri tha se të gjitha burimet kombëtare dhe ndërkombëtare po shpërndaheshin për të ndihmuar në gjetjen e nëndetëses ‘San Juan’ sa më shpejt që të ishte e mundur.

Një aeroplan kërkimor i NASA-s është bashkuar gjithashtu në kërkimin e anijes me 44 persona në bord.

Britania dhe vendet e rajonit kanë ofruar ndihmë pasi mjet u zhdukën 430 km nga bregu argjentinas.

"Ne nuk kemi qenë në gjendje të gjejmë, apo të kemi komunikim me nëndetësen", tha zëdhënësi i marinës Enrique Balbi në një konferencë shtypi.

Balbi tha se nëndetësja kishte furnizime ushqimore për disa ditë dhe ndoshta po vazhdonte udhëtimin e planifikuar.

Të afërmit e disa prej anëtarëve të ekuipazhit ishin në bazën e pritjes së flotës argjentinase ku po presin në ankth për lajme mbi fatin e  njerëzve të tyre të dashur.

"Ne po i lutemi Zotit dhe i kërkojm të gjithë argjentinasve të na ndihmojnë të lutemi që ata të mund të gjenden shëndoshë  e mirë", tha Claudio Rodriguez, vëllai i një prej anëtarëve

Ministria e Jashtme argjentinase tha në një deklaratë se qeveritë e Britanisë, Kilit dhe Shteteve të Bashkuara kishin ofruar "ndihmë logjistike dhe shkëmbim informacioni për këtë kërkim humanitar./SYRI.net/

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco