Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Shkencëtarët 'trullosin' botën: Udhëtimi në kohë është mëse i mundur!

Shkencëtarët 'trullosin' botën: Udhëtimi në kohë është mëse i mundur!

10:49, 18/11/2017
A+ Aa A-

Nëse ju ka ardhur në majë të hundës viti 2017, gëzohuni, pasi shkencëtarët kanë njoftuar zyrtarisht se udhëtimi me kohë është mëse i mundur.

Por ka vetëm një kleckë: Mundem të kthehemi vetëm pas në kohë.

Mesa duket nuk ka asgjë që mund të ndalojë udhëtimin në kohë kur bëhet fjalë për ligjet e fizikës teorike. Njoftimi është bërë i ditur nga dy astrofizikantët e famshëm Ethan Siegel dhe Clark College.

Në një shkrim në reviztën prestigjioze “Forbes” , Siegel shpjegon se si udhëtimi në kohë mund të jetë mëse i mundur duke pasur parasysh luhatjet e vogla kuantike që janë gjetur në strukturën e kohës hapësinore.

Sipas tij, njerëzit mund udhëtojnë në kohë, nëse luhatjet e energjisë "pozitive" dhe "negative" lidhen së bashku.

Ata thonë se për udhëtimin në kohë duhet të ndërtohet një pajisje shkencore, e cila do të mundësonte një kalim përmes hapësirës dhe kohës.

“Energjia negative nuk është zbuluar, por nuk ka asgjë që thotë se nuk mund të ekzistojë në kuadrin e Relativitetit të Përgjithshëm të Ajnshtajnit -shkruan Siegel - Nëse ekziston kjo matje negative energjie, atëherë krijimi i një vrime të zezë supermassive pas përplasjes më energjinë pozitive, do të lejojë një rrafshnaltë të tejdukshme që të mundëson të udhëtosh në kohë”.

Lajmi ka pushtuar rrjetet sociale dhe ka ndezur kureshtjen dhe dëshirën e njerëzve nga mbarë bota.

Por çfarë ndodh me kohën? Ja ku vijnë në ndihmë ligjet e relativitetit.

Sipas Siegel, nëse udhëtojmë afër shpejtësisë së dritës, përjetojmë një fenomen të njohur si zgjerimi i kohës.

Kjo do të thotë se udhëtimi me shpejtësi tepër të larta përmes hapësirës bën që të lëvizim më ngadalë përmes kohës.

Për shembull nesh udhëtojmë  me 99.9% të shpejtësisë së dritës, mund të mbërrijmë destinacion të pra 400 vjetëve./Përshtati për SYRI.net-  Xhuljana Zani/

Burimi:"The Independent"

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco