Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

 Zhduket pa lënë gjurmë nëndetësja me 44 persona, nisin kërkimet ndërkombëtare

Zhduket pa lënë gjurmë nëndetësja me 44 persona, nisin kërkimet ndërkombëtare

09:27, 18/11/2017
A+ Aa A-

Flota argjentinase po kërkon nëpër të gjithë Atlantin e Jugut për një nëndetëse qe ka humbur gjurmët prej 48 orësh. Nëndetësja me 44 persona në bord ka ndërprerë papritur kontaktin me flotën argjentinase.

 “Mjeti ndodhej rreth 400 kilometra larg brigjeve të Patagonisë ku u zhduk nga radaret”, tha marina argjentinase.

Besohet se ‘ARA San Juan’, një nëndetëse e të ndërtuar në Gjermani, pësoi një defekt elektrik, raporton “BBC”.

Zëdhënësi i marinës, Enrique Balbi, tha se nëndetësja ishte duke u nisur nga baza detare e Ushuaisë,  stacioni i saj i zakonshëm, kur ndërpreu papritur komunikimin.

Balbi tha se nëndetësja kishte furnizime ushqimore për disa ditë dhe ndoshta po vazhdonte udhëtimin e planifikuar.

Të afërmit e disa prej anëtarëve të ekuipazhit ishin në bazën e pritjes së flotës argjentinase ku po presin në ankth për lajme mbi fatin e  njerëzve të tyre të dashur.

"Ne po i lutemi Zotit dhe i kërkojm të gjithë argjentinasve të na ndihmojnë të lutemi që ata të mund të gjenden shëndoshë  e mirë", tha Claudio Rodriguez, vëllai i një prej anëtarëve

Ministria e Jashtme argjentinase tha në një deklaratë se qeveritë e Britanisë, Kilit dhe Shteteve të Bashkuara kishin ofruar "ndihmë logjistike dhe shkëmbim informacioni për këtë kërkim humanitar.

" Deklarata gjithashtu tha se Argjentina po punon gjithashtu me autoritetet e vendeve fqinje në rast se ka nevojë për mbështetje për të gjetur nëndetësen./SYRI.net/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco