Dha dorëheqjen sepse kishte frikë për jetën, kryeministri libanez mbërrin në Paris

Dha dorëheqjen sepse kishte frikë për jetën, kryeministri libanez mbërrin në Paris

09:04, 18/11/2017
A+ Aa A-

Kryeministri libanez Saad Hariri ka mbërritur në Francë për bisedime zyrtare pas krizës së shkaktuar nga dorëheqja e tij.

Ai dha dorëheqjen papritur dy javë më parë gjatë një vizite në Riad, duke thënë se kishte frikë për jetën e tij,  por ajo nuk është pranuar.

Hariri mohoi akuzat e përhapura se ishte mbajtur në Arabinë Saudite kundër vullnetit të tij. Ai u nis të shtunën drejt Parisit, ku do të takohet me Presidentin Emmanuel Macron.

Ndërkohë, Arabia Saudite, nëpërmjet të dërguari të saj në Berlin, ka dënuar komentet e ministrit të Jashtëm gjerman, se Hariri ishte mbajtur kundër vullnetit të tij. Sigmar Gabriel bëri akuzat gjatë një konference shtypi me homologun e tij libanez.

 

Hariri ka dhënë dorëheqjen duke thënë në një transmetim televiziv se kishte frikë për jetën e tij.

Hariri akuzoi Iranin për mbjelljen e frikës dhe shkatërrimit në disa vende, duke përfshirë edhe Libanin. Ai u emërua kryeministër në nëntor të vitit të kaluar, por ka mbajtur dhe më parë pozitën midis 2009 dhe 2011.

“Ne jetojmë në një klimë të ngjashme me atmosferën që mbizotëronte para vrasjes së dëshmorit Rafik al-Hariri,” tha ai në emisionin nga kryeqyteti saudit Riad./SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco