Lajmi i fundit

Zhvillimet në PL, reagon Kryemadhi: Çdo tentativë imponuese përjashtuese është ...

Populli dhe ushtria ngrihen në protesta për të rrëzuar diktatorin më të vjetër në botë!

Populli dhe ushtria ngrihen në protesta për të rrëzuar diktatorin më të vjetër në botë!

08:31, 18/11/2017
A+ Aa A-

Mijëra protestues po mblidhen në kryeqytetin e Zimbabves, Harare, për të kërkuar dorëheqjen e presidentit Robert Mugabe, i cili ka qënë në pushtet që nga vitin 1980.

Tubimi është mbështetur nga ushtria, e cila u mundua të organizonte një grusht shteti të mërkurën.

Degët rajonale të partisë qeverisëse  dhe veteranët e luftës të cilët deri vitin e kaluar ishin besnikë ndaj presidentit po ashtu shprehen se zoti Mugabe duhet të largohet.

Mugabe, 93 vjeç, ka qenë nën arrest shtëpiak për ditë të tëra, por të premten  bëri paraqitjen e parë publike.

Ai ndoqi një ceremoni diplomimi universitar në kryeqytet.

Image

Mugabe njihet si një tiran i pamëshirshëm i ditëve moderne dhe se po refuzon të japë dorëheqjen, pavarësisht thirrjeve në rritje për largimin e tij.

Edhe pse vendi i tij është i pasur me minerale, ai është i zhytur në varfëri. 

Ushtria tha të premten se ishte e vendosur për të rrëzuar zotin Mugabe. Ajo gjithashtu tha se kishte arrestuar "kriminelët" që rrethonin presidentin, por nuk dha asnjë emër. Disa zyrtarë të lartë thuhet se janë arrestuar që nga e mërkura.

Kreu i opozitës Morgan Tsvangirai tha se ishte "në interes të popullit" që zoti Mugabe të jepte dorëheqjen menjëherë".

Ky është një zhgënjim i madh për gruan e Mugabes, Grace.

52-vjeçarja ishte planifikuar që të zëvendësonte bashkëshortin 93-vjeçar në krye të vendit. Por ky plan ishte kundërshtuar ashpër nga ushtarakët e nivelit të lartë. Rrugët e vendit po patrullohen nga makina të blinduara ushtarake. SHBA ka paralajmëruar qytetarët e saj që të qëndrojnë brenda

Image

Mugabe është diktatori më i vjeër në botë.  Mugabe njihet për manipulimin e zgjedhjeve dhe për sulmet ndaj kundërshtarëve.

Dikur një mësues, Mugabe u bë kryemnistër në vitin 1980. Prej vitit 1988 ai është president i vendit të varfër../Përshtati për SYRI.net-  Xhuljana Zani/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco