Izolohet Kim Jong-un, një tjetër partner tregtar braktis Korenë e Veriut

Izolohet Kim Jong-un, një tjetër partner tregtar braktis Korenë e Veriut

12:08, 17/11/2017
A+ Aa A-

Singapori ka pezulluar të gjithë tregtinë me Korenë e Veriut, pasi OKB-ja dhe SHBA-ja kërkuan masa gjithnjë e më të ashpra ndaj shtetit komunist.

Dogana e Singaporit tha se mallrat e tregtuara nga Koreja e Verit ishin ndaluar që nga 8 nëntori. Shkelësit mund të gjobiten ose të burgosen deri në dy vjet.

Vendimi vjen pasi OKB-ja imponoi sanksione më të ashpra pas testit të gjashtë të Koresë së Veriut.

Singapori ishte partneri i tij i tetë më i madh i Kim Jong-un,  në 2016-ën.

Pjesa më e madhe e tregtisë së Koresë së Veriut zhvillohet me Kinën, mbështetësin më të madh ekonomik të Phenianit.

Por r aundi më i fundit i sanksioneve të OKB-së kishte në shënjestër disa firma dhe individë, duke përfshirë dy biznese në Singapor.

Në janar të vitit 2016, një firmë në Singapor u gjobit me 125,700 dollarë pasi kaloi një dërgesë armësh nga Kuba në Korenë e Veriut.

Tensionet në gadishullin Korean arritën nivele të pashembullta në fillim të këtij viti pas testeve të përsëritura, duke përfshirë dy raketa me rreze të gjatë që fluturuan mbi Japoninë dhe testin e gjashtë dhe më të madh bërthamor.

Singapori ende mban lidhje diplomatike dhe Kim Jong-un përmes një ambasade financiare./SYRI.net/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco