Preku në gjoks dhe puthi me forcë gazetaren, senatori amerikan kërkon falje

Preku në gjoks dhe puthi me forcë gazetaren, senatori amerikan kërkon falje

10:26, 17/11/2017
A+ Aa A-

Senatori amerikan Al Franken i është përgjigjur akuzave të një gazetareje se e kishte ngacmuar seksualisht ndërsa flinte dhe e kishte puthur "me forcë" .

Leeann Tëeeden thotë se të dy incidentet ndodhën në dhjetor të 2006-ës në një turne me trupat amerikane jashtë shtetit, përpara se senatori Franken t’i futej politikës.

Prezantuesja sportive deklaroi se ai ishte sjellë vazhdimisht se ish- në mënyrë agresive". Ndërkohë senatori demokrat i Minesotës ka kërkuar publikisht falje.

Leeann Tweeden dikur modele e revistës Playboy, tha se zoti Franken e kishte “puthur dhe prekur pa pëlqimin e saj”. Kjo, sipas saj, nuk ishte aspak diçka me të cilën dikush mund të bëjë humor.

Situata ndodhi ndërsa ajo dhe Al Franken po bënin prova për një komedi, për të argëtuar trupat amerikane.

“Ndjeva neveri dhe u ndjeva e dhunuar”, tha Leeann.

Pas udhëtimit gazetarja thotë se kishte parë një foto të saj të publikuar ku zoti Franken e prekte në gjoks, ndërsa ajo flinte, rrugës për në kthim.

“Nuk mund ta besoja! Ai më kishte prekur pa miratimin tim, ndërsa unë isha në gjumë. U ndjeva sërish e dhunuar, e turpëruar, e ngacmuar, e poshtëruar! Si guxon dikush të më prekë në atë mënyrë dhe të mendojë se kjo është një gjë për të qeshur?!”- shkruante ajo.

Nëpërmjet një deklarate, senatori Franken tha “nuk e kujton provën për parodinë në të njëjtën mënyrë, por i kërkoj Leeann-it ndjesën time më të sinqertë. Për sa i takon fotos, ajo kishte për qëllim të ishte për të qeshur, por nuk ishte! Nuk duhet ta kisha bërë!” tha ai.

Udhëheqësi i shumicës republikane në Senat Mitch McConnell bëri thirrje për një shqyrtim nga ana e Komisionit të Etikës për veprimet senatorit Al Franken . /SYRI.net/

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco