Berlusconi fiton gjyqin:  Nuk do t’i paguajë as një qindarkë ish-bashkëshortes aktore

Berlusconi fiton gjyqin: Nuk do t’i paguajë as një qindarkë ish-bashkëshortes aktore

10:00, 17/11/2017
A+ Aa A-

ilvio Berlusconi nuk ka pse t’i paguajë më ish-bashkëshortes 1.4 milionë euro në muaj. Ky ishte vendimi i gjykatës italiane dhënë ditën e enjte, i cili thotë se ish kryeministri është trajtuar padrejtësisht në zgjidhjen e divorcit.

Gjykata e apelit e Milanos vendosi gjithashtu që Veronica Lario, ish aktore, t’i kthejë Berlusconit pagesat ushqimore që arrijnë në 60 milionë euro, pasi sipas trupit gjykues ajo nuk ka të drejta mbi paratë.

Çështja vjen në një kohë pasi Gjykata e Lartë vendosi që Maj se zgjidhjet e divorceve nuk kanë pse t’u garantojë ish bashkëshortëve standardin e mëparshëm të jetesës, por se duhet thjesht të sigurohen se garantojnë pavarësinë financiare.

Berlusconi, njeriu i shtatë më i pasur në Itali sipas Forbes me një pasuri prej 7 miliardë eurosh, ishte martuar me Lario për mbi 22 vjet. Ata u ndanë në vitin 2009, pasi Lario, e cila ishte normalisht e rezervuar, i shkroi agjencisë kombëtare të lajmeve për të denoncuar interesin e bashkëshortit të saj në gra të tjera. Divorci i tyre u formalizua në vitin 2014.

Pas ndarjes, Berlusconi u përfshi në skandale mbi festat e tij “bunga bunga” dhe u dënua për faktin se kishte paguar të bënte seks me një minorene 17-vjeçare. Verdikti më pas u hodh poshtë nga gjykata e apelit, mbi bazën se nuk mund të vërtetohej se ai e dinte që ajo ishte nën moshë.

Më herët, një gjykatë në vitin 2012 kishte vendosur se “kavalieri” duhet t’i paguante Larios 3 milionë euro në muaj shpenzime ushqimore, por shumë e cila u reduktua më pas në 1.4 milionë euro. Tanimë, gjykatësi në Milano vendosi se Lario, duke patur 16 milionë euro depozita bankare, si edhe bizhuteri dhe biznese pasurish të paluajtshme, nuk ka nevojë për të ardhura shtesë mujore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco