Lajmi i fundit

DETAJE – EMRAT/ Atentati më armë në Memaliaj, ja kush qëlloi ndaj avokatit

Shuhet Toto Riina, bosi i mafias italiane që frikësoi mbarë botën

Shuhet Toto Riina, bosi i mafias italiane që frikësoi mbarë botën

08:40, 17/11/2017
A+ Aa A-

Bosi i mafias i siciliane Salvatore "Toto" Riina ka ndërruar jetë nga kanceri, njoftojnë mediat italiane, mëngjesin e sotëm.

87 vjeçari u bë i njohur për mbarë botën si shefi më i frikshëm i Cosa Nostrës, dhe u burgos në vitin 1993.Ai po vuante 26 dënime të përjetshme dhe besohet të ketë urdhëruar më shumë se 150 vrasje.

Riina kishte qenë në koma mjekësore dhe familjes së tij i ishte dhënë leje e veçantë për ta vizituar në spitalin e të burgosurve.Javët e fundit, Riina është operuar dy herë. Mjekët kishin paralajmëruar që në fillim për gjendjen e vështirë të bosit.

Djali më i madh i bosit të mafias, Giovanni, po vuan gjithashtu një dënim të përjetshëm në burg.

I ashtuquajtur “La Belva” (“Bisha”), Toto Riina mbretëroi nën terror përgjatë 20 viteve në Siçili dhe brenda grupit të Cosa Nostras, kontrollin e të cilës e kishte marrë duke nisur nga vitet 70.

Akuzuar për komandimin e më shumë se 150 vrasjeve, dënuar me burgim të përjetshëm, ai njihet kryesisht për urdhërimin e vrasjeve të gjyqtarëve antimafia, Giovanni Falcone (1992) dhe Paolo Borsellino (1993) dhe se ka qenë një prej trurit të sulmeve të përgjakshme në vitin 1993 në Romë, Milano dhe Firence.

Ai nuk ka treguar asnjëherë, as edhe një gram pendesë. Vetëm 3 vite më parë, duke folur në burg me një tjetër të burgosur, ishte mburrur me vrasjen e Falcones dhe vazhdonte ndërkohë të kërcënonte me jetë gjykatësit.

Riina fshihej gjithashtu pas një serie bombardimesh mafioze në Romë, Milano dhe Firence në 1993, gjë që lanë 10 të vdekur.

Qelia e tij gjatë gjithë kohës ka qenë nën përgjim, ndërsa Riina përgjatë 24 viteve në burg ka ndjekur një strategji kokëfortë: Ka folur pafund për rolin e tij në Italinë e 45 viteve të fundit, duke mohuar gjithmonë se ka qenë një pupac në duart e forcave kulte brenda shtetit.

“Kam qenë gjithnjë një burrë nderi, një person serioz”, thoshte vazhdimisht në qeli “Il Capo dei Capi”. “Unë jam një mendimtar i madh. Jam krenar për gjithë sa kam bërë.”

Përveçse akuzohet për një numër të madh vrasjesh të nivelit shtetëror, Toto Riina është përfolur gjatë për lidhjet e tij me politikën. I famshëm është takimi me ish-kryeministrin Giulio Andreotti, ku Riina thoshte se konsultoheshin shpesh bashkë. Gjithsesi, me vdekjen e tij shumë sekrete të Italisë së 45 viteve të fundit u varrosën përfundimisht./SYRI.net/ 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco