Toto Riina në grahmat e fundit të jetës

Toto Riina në grahmat e fundit të jetës

18:28, 16/11/2017
A+ Aa A-

Një nga figurat më famëkeqe të mafies italiane dhe botërore Totò Riina është në grahmat e fundit të jetës. Lajmin e japin mediat italiane.

I sëmurë prej një kohe të gjata, ish bosi i mafies është shtruar në repartin e të dënuarve në spitalin e Parmas. Sipas medieve italiane, Salvatore Riina i cili sot mbush 87 vjeç, është në koma prej disa ditësh pasi i është nënshtruar dy operacioneve së fundmi.

I arrestuar më 15 Janar të vitit 1993 pas 24 vitesh në kërkim, ai konsiderohet udhëheqësi i padiskutueshëm i Cosa Nostra-s.

Riina aktualisht po vuan 26 dënime me burgim të përjetshëm për dhjetëra vrasje dhe masakra, duke përfshirë atë sheshin “Lazio” në Palermo, atentatet e vitit 1992 në të cilat Falcone dhe Borsellino vdiqën dhe masakrën e “via dei Georgofili” në Firence.

    Ishte zgjedhja e tij të niste një luftë të armatosur ndaj shtetit italian në filli, të viteve ’90, shkruan ANSA. Ai kurrë nuk shfaqi një fije pendese për krimet e tij. Ndërsa vetëm tre vite më parë, teksa fliste me një tjetër të burgosur në burg, mburrej për vrasjen e Falcones dhe kërcënonte me vdekje magjistratët.

    Procesi i fundit gjyqësor ku Riina është i pandehur, që është ende në zhvillim, i pagëzuar “Negocimi Shtet-Mafia”, e sheh mafiozin si të pandehur për kërcënime me vdekje ndaj trupës politike italiane.

    Në javët e fundit Riina është operuar dy herë. Mjekët kanë paralajmëruar menjëherë se bosi mafioz, kushtet shëndetësore të të cilit janë përkeqësuar me kalimin e viteve, do ti mbijetonte ndërhyrjeve kirurgjikale. Por, tashmë jeta e njeriut që tmerroi një shtet të tërë, është në fije të perit.  

    Toto Riina pranë vdekjes, ministri italian bën aktin human

    ‘Për mua nuk je Toto Riina’... Dedikimi prekës i djalit të ish-bosit të mafies italiane

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco