A hëngri Trump supë me pendë… peshkaqeni në Vietnam?

A hëngri Trump supë me pendë… peshkaqeni në Vietnam?

15:38, 16/11/2017
A+ Aa A-

Presidentit amerikan, Donald Trump nuk i është shërbyer supë me pendë peshkaqeni në Hanoi, ndryshe nga sa u raportua nga media amerikane, njoftoi sot media zyrtare vietnameze.

Supa me pendë peshkaqeni është një supë tradicionale në kuzhinën kineze dhe vietnameze.

Zakonisht shërbehet në raste të veçanta si dasma, bankete ose si një ushqim luksoz në kulturën kineze.

Sipas një artikulli të botuar në gazetën e përjavshme amerikane “Newsweek”, nëpërmjet një fotoje të postuar në Twitter, përshkruhej menuja që i ishte shërbyer presidentit Trump gjatë një banketi shtetëror më 11 nëntor në Hanoi, që ishte një supë me prodhime deti që kishte edhe pendë peshkaqeni.

Pendët e peshkaqenit, që ndalohen të importohen në SHBA, shërbejnë si përbërës në gatimin e një supe aziatike që shpesh shërbehet në raste të veçanta në vende si Kina, Vietnami dhe pjesërisht në rajonin e Azi-Paqësorit.

Ambientalistët besojnë se konsumimi i supës së peshkaqenit mund të çojë në asgjesimin e popullsisë së peshkaqenëve në mbarë botën dhe shumë kompani, përfshirë gjigantin kinez “Alibaba” që operon në mënyrë elektronike, kanë kundërshtuar shitjen e pendëve të peshkaqenit për shkak të arsyeve etike.

Megjithatë, faqja e lajmeve “Vnexpress” njoftoi sot se menuja në gjuhën vietnameze nuk e përmendte supën e peshkaqenit.

Gazeta e përjavshme amerikane “Newsweek” raportoi se në supë kishte edhe përbërës të tjerë të shumëdiskutuar që ishin”qeset muskulare membranoze” të një lloj peshku, konsumimi i të cilave kërcënonte rezervat e peshkut në Gjirin e Meksikës.

Ndërsa,  menuja në gjuhën vietnameze ka përmendur peshkun skumbri si pjesë e përbërësve të supës.

Njoftimet e “Newsweek” dhe “Vnexpress” nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco