Monstra pas hekurave/ Dëshmia shokuese e 12-vjeçares: Më drogoi dhe më pas më përdhunoi

Monstra pas hekurave/ Dëshmia shokuese e 12-vjeçares: Më drogoi dhe më pas më përdhunoi

15:11, 16/11/2017
A+ Aa A-

Steven Letts është shpallur fajtor pasi ka përdhunuar një vajzë të re. Ai e drogonte atë duke ushtruar dhunë fizike dhe seksuale. Sipas "The Sun", Steven i ofroi lëndë narkotike vajzës 12 vjeçare dhe më pas e rrëmbeu.

Për ditë të tëra ai e ka mbajtur të mbyllur dhe pasi i ka dhënë kokainë e alkool, ka abuzuar seksualisht me të. Kjo çështje doli në dritë në momentin kur vajza pyeti një punonjës social se sa kohë i duhej të kuptonte nëse ishte shtatzënë apo jo.

Gjatë seancave të para gjyqësore, 39-vjeçari mohoi në mënyrë kategorike të gjitha akuzat që rëndonin mbi të, por në fund të procesit, të gjitha krimet monstruoze u vërtetuan.

Në gjykatë sot ai u dënua jo vetëm për ato vepra, por edhe për një vjedhje të një shtëpie në Gloucester, kur një çift i ri dhe dy fëmijët e tyre kërcënoheshin me thikë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco