Akuza e rëndë e Moskës për Uashingtonin: Po ndihmoni ISIS në Siri

Akuza e rëndë e Moskës për Uashingtonin: Po ndihmoni ISIS në Siri

19:42, 14/11/2017

Rusia ka akuzuar SHBA së bashku me aleatët e saj mbron dhe ndihmon terroristët e ISIS në Siri. Gjithashtu Moska nënvizon se militantët e ISIS, Uashingtoni i përdor për të arritur qëllimet e saj në Siri.

Moska është shprehur shumë qartë ndërsa lëshoi disa akuza të rënda në drejtim të Uashingtonit. “Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj ndihmojnë drejtëpërdrejtë terroristët e ISIS në Siri”. Kështu është shprehur ministria ruse e Mbrojtjes, e cituar nga agjencia e lajmeve Tass. Gjithashtu nënvizon se koalicioni i drejtuar nga SHBA “ka tentuar të shqetësojë” aviacionin rus në Abu Kamal për të siguruar ikjen e xhihadistëve të ISIS.

 “Shtetet e Bashkuara mbrojnë shtetin islamik për të shfrytëzuar militantët e organizatës terroriste për të arritur objektiva të vendosura në Lindjen e Mesme”, është një tjetër akuzë e lëshuar nga ministria ruse e mbrojtjes. Për këtë institucion, militantët e ISIS të mbështetur nga Pentagoni janë në fushëbetejë të maskuar si anëtarë të Forcave Demokratike të Sirisë.

“Ofensiva qeveritare në Abu Kamal ka ndërprerë planet amerikane për të krijuar një territor “pro Shteteve të Bashkuara” në skajin lindor të Eufratit”, shton më tej Moska zyrtare. Ndërsa nënvizon se “Ushtria amerikane refuzoi të bombardonte një makinë të ISIS që po largohej nga Abu Kamal, duke përdorur Konventën mbi të Burgosurit e Luftës si pretekst.

Këto akuza të rënda ndaj Uashingtonit vijnë pas një marrëveshje për Sirinë të arritur mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin. Pas një takimi në samitin për bashkëpunimin ekonomik Azi-Paqësor të zhvilluar në Vietnam, dy liderët bënë me dije se akordi për Sirinë do të shpëtojë shumë jetë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment