Franca do të shqyrtojë ndryshimin e ligjeve për pëlqimin seksual

Franca do të shqyrtojë ndryshimin e ligjeve për pëlqimin seksual

14:36, 14/11/2017

Franca do të shqyrtojë ndryshimin e ligjeve për pëlqimin seksual, tha ministrja për Barazi Gjinore, Marlene Schiappa.

Ajo tha se qeveria është duke konsideruar caktimin e një moshe nën të cilën seksi do të ishte automatikisht shkelje e rëndë.

Ky zhvillim vjen pas lirimit të dy burrave për përdhunim të dy 11-vjeçareve.

Në Francë, mosha e pëlqimit seksual është 15, por për të konstatuar përdhunimin, prokurorët po ashtu duhet të kenë prova se seksi nuk është kryer me pëlqimin e të dyja palëve.

Në një intervistë për mediat franceze, Schiappa tha se si anëtare e qeverisë “nuk ka mundur të reagojë ndaj vendimeve të gjykatës”.

Por, ajo tha se është duke shqyrtuar mundësinë që “nën një moshë të caktuar, të mos ketë debat për pëlqimin seksual të fëmijës”.

Me gjithë moshën e pëlqimit, Franca aktualisht nuk ka ligj, i cili e definon seksin me dikë nën moshën e caktuar si përdhunim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment