‘Postimet e mia kishin shumë impakt! Trump reagon fshirjes së llogarisë në Twitter

‘Postimet e mia kishin shumë impakt! Trump reagon fshirjes së llogarisë në Twitter

12:02, 03/11/2017
A+ Aa A-

Presidenti amerikan i është përgjigjur fshirjes së llogarisë së tij nga një punonjësit e  e Twitter-it.

Donald Trump ka deklaruar se llogaria e tij është mbyllur për shkak se postimet e tij ishin duke pasur një ndikim të madh tek qytetarët. Ai eshtë një përdorues aktiv i Twitter me 41.7 milionë ndjekës

Llogaria e Presidentit amerikan u fshi shkurtimisht të enjten, duke shkaktuar indinjatë dhe reagime në rrjetet sociale.

Kompania e mediave sociale tha se llogaria e Presidentit  ishte "deaktivizuar" nga një punonjës, duke sqaruar më pas se ishte dita e tij fundit në punë.

Llogaria u fshi për plot 11 minuta, ndërkohë që Twitter-i ka nisur hetimet./SYRI.net/ 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco