Botuesi i pornos 10 mln USD për informacione që mund të çojnë ne heqjen e Donald Trump

Botuesi i pornos 10 mln USD për informacione që mund të çojnë ne heqjen e Donald Trump

09:04, 03/11/2017
A+ Aa A-

Botuesi i pornografisë, Larry Flynt, po ofron 10 milionë dollare cash për çdo informacion që çon drejt akuzimit të Presidentit amerikan, Donald Trump.

Flynt, i njohur si botuesi i revistës “Hustler”, nxorri një reklamë në faqe të plotë në botimin e së dielës të “Washington Post”.

Në reklamë, Flynt rendit gjashtë akuza që ai beson se përbëjnë bazën për hetim, përfshirë bashkëpunimin me një “pushtet të huaj armiqësor për të siguruar zgjedhjet tona”, deri te “nxitje konfliktesh të dhunshme civile”.

Biznesmeni ka thënë se, oferta per të paguar për informacionin është e vërtetë.

“Nuk pres asnjë nga miqtë miliarderë të Trump-it ta raportojnë, por kam beëim se ka shumë njerëz në dijeni për të cilët 10 milionë dollarë janë shumë para. Dhe vetëm për shkak se paguan për informacion do të thotë se nuk është e mirë. Mos bëni gabim, kam ndërmend të paguaj të gjithë shumën”,- lexohet në reklamë.

“E ndjej ae është detyra ime patriotike dhe detyra e të gjithë amerikanëve t’ia mbyllin gojën Trump-it para se të jetë shumë vonë”.

Nuk është hera e parë që Flint ka ofruar para për informacion që mund të çojë në rrëzimin e politikanëve. Në 2007-ën, ofroi 1 milion dollarë për këdo që do të dilte me histori që detajonin takime seksuale me anëtarë të Kongresit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco