‘Ujk i vetmuar’?, ja çfarë thotë ISIS për autorin e masakrës në Manhatan

‘Ujk i vetmuar’?, ja çfarë thotë ISIS për autorin e masakrës në Manhatan

08:42, 03/11/2017
A+ Aa A-

Grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), e ka quajtur sot atentatorin e akuzuar për vrasjen e tetë personave gjatë goditjes me një kamionçinë se është “ushtar i Kalifatit”.

“Njëri prej ushtarëve të Shtetit Islamik e ka sulmuar një numër të njerëzve në një rrugë në Nju Jork”, thuhet në javoren e grupit, al-Naba, raporton SITE Intelligence Group, me seli në Shtetet e Bashkuara,  organ që monitoron ekstremistët.

Emigranti nga Uzbekistani, Sayfullo Saipov, 29 vjeçar, është akuzuar për terrorizëm lidhur me sulmin e 31 tetorit, në të cilin ai e ka përdorur një kamionçinë të marrë borxh për t’i goditur biçiklistët dhe këmbësorët në një shteg afër vendit kur dikur qëndronte Qendra Botërore e Tregtisë.

Prokurorët thanë se Saipov ka pranuar se ishte inspiruar nga Shteti Islamik (IS) dhe “ndiehej mirë për atë që e ka bërë” dhe biles ka kërkuar ta mbajë një flamur të IS-it në dhomën e spitalit, ku ai po mjekohet nga pasojat e plagës në bark, pasi ishte qëlluar  nga policianë vendin e sulmit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco