Vajza 7 vjeçe 'mashtron' Aeroportin, hipën në avion e vetme dhe pa biletë

Vajza 7 vjeçe 'mashtron' Aeroportin, hipën në avion e vetme dhe pa biletë

08:12, 03/11/2017
A+ Aa A-

Një vajzë 7 vjeçare ka arritur të dielën e kaluar të depërtojë nëpër të gjitha masat e sigurisë në Aeroportin e Gjenevës dhe, pa biletë, të hyjë në avionin  “Easy Jet” që fluturonte drejt Korzikës.

Para se ta bënte këtë, vajza e vogël kishte ikur nga shtëpia e saj dhe me tren kishte shkruar në aeroport, njoftojnë mediet zvicerane.

Vetëm pasi ka hyrë në avion, prania e saj i ka rënë në sy një pjesëtari të stafit. Ndërsa më parë ajo nuk është pikasur pasi që kishte thënë se ishte me prindërit të cilët sipas saj ndodheshin aty diku, transmeton albinfo.ch. Por ndërkaq prindërit, që banojnë në rrethina të Gjenevës kishin alarmuar policinë.

Një zëdhënës i Aeroportit të Gjenevë ka thënë për mediet se aventura e vajzës ishte sqaruar pasi ishin parë videokamerat vëzhguese.

Ndonëse rasti ka përfunduar pa ndonjë dëm, ai ka sjellë në pyetje sistemin e sigurisë në aeroport. Për pasojë, ato do të ashpërsohen. Përgatitja e pasagjerëve për të hipur në avion do të kontrollohet në mënyrë më rigoroze. “Kjo gjë nuk duhej të ndodhte kurrë”, ka thënë zëdhënësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco