Macron thur vargje… për një adoleshente britanike!

Macron thur vargje… për një adoleshente britanike!

08:12, 03/11/2017
A+ Aa A-

Sophie, një adoleshente britanike, i kishte dërguar më 1 prill presidencës franceze një poemë dedikuar Kullës Eiffel.

Për 13-vjetorin e saj, presidenti francez, Emmanuel Macron i është përgjigjur me një poemë në frëngjisht, të shkruar sot në Twitter nga ambasada e Francës në Londër.

“Presidenti francez e ka hartuar vetë këtë poemë, që ambasada e ka përkthyer menjëherë”, konfirmoi pallati presidencial.

Ambasada publikoi një mesazh për ditëlindjen e Sophie-s, shoqëruar nga përgjigja presidenciale dhe poema e vajzës.

Sophie e kishte krijuar këtë poemë pas një udhëtimi në Paris ku ishte entuziazmuar nga Kulla Eiffel.

Presidenti francez, Emmanuel Macron i përgjigjet asaj me një poezi me 20 rreshta.

…”Ti mund të besosh tek unë! Kam shumë për të të thënë”
“Do të t’i shkruaj 20 rreshta… por kush do t’i lexojë?” 
“Epo, unë e njoh një që do t’i lexojë vargjet tuaja”

“Vërtet? Kush? …”

Zoti Presidenti i Republikës Emmanuel Macron, përfundon poema ku Macron citon Cocteau, Aragon, Cendrars, Trenet dhe Apollinaire.

Një gjest miqësor i presidentit francez, amator i letërsisë dhe autor i një romani të papublikuar.

Emmanuel Macron ftoi në zyrat e presidencës këtë verë kryeministren britanike, Theresa May por, nuk ka shkuar ende në Britaninë e Madhe, ndërkohë që negociatat mes Londrës dhe Evropianëve për Brexit janë bllokuar./atsh/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco