Lajmi i fundit

Bardhi publikon VIDEO-n: Bashkia e Tiranës grup i strukturuar kriminal, të protestojmë të premten

Publikohet videoja e pesë shokëve argjentinas me biçikletat, disa minuta para se të shtypeshin për vdekje në sulmin e New York-ut

Publikohet videoja e pesë shokëve argjentinas me biçikletat, disa minuta para se të shtypeshin për vdekje në sulmin e New York-ut

18:46, 02/11/2017
A+ Aa A-

Ka rrjedhur në internet një video e pesë shokëve nga Argjentina, të cilët humbën jetën në sulmin terrorist në New York.

Ata kishin udhëtuar për në New York për të festuar 30 vjetorin e maturës, transmeton Telegrafi.

Në video ata shihen të buzëqeshur dhe plotë disponim derisa ngisnin biçikletat nëpër Manhattan, vetëm pak minuta para se të humbnin jetën në sulmin terrorist të Sejfula Saipovit.

Shoku i tyre i gjashtë Martin Ludoviko Maro gjendet ende në repartin intensiv, por aktualisht është jashtë rrezikut për jetë. Mjekët ende nuk ia kanë konfirmuar lajmin e kobshëm se shokët e tij kanë humbur jetën.

Argjentinasit e identifikuar si Ernan Diego Mendoza, Diego Enrike Angelini, Alehandro Damian Panjuko, Ariel Erli dhe Ernan Feruchi. Që të gjithë ishin 47-vjeqar, përveç Erli që i kishte 48 vjet.

“Kanë ardhur në Neë York si miliona turistë tjerë, me qëllim që të argëtohen në qytetin më të madh në planetë”, ka deklaruar gjykatësi John H. Kim.

Në video shihet qartë se si këta shokë ngasin biçikletat në pjesën perëndimore të Manhattan dhe nisen drejt lokacioni Triback, ku edhe i shtypi me furgon terroristi.

“Ata ishin në biçikleta kur dëgjuan një zhurmë, dhe më pas panë furgonin duke lëvizur me shpejtësi të madhe në drejtim të tyre. Ka qenë si në ferr, trupa të pajetë në çdo anë, britma dhe njerëz që vraponin për ta shpëtuar kokën”, ka deklaruar Mateo Estreme, konsulli argjentinas në New York.

“Njëri prej tyre për herë të parë kishte udhëtuar jashtë Argjentinës, dhe në këtë udhëtim humbi jetën në sulmin terrorist në New York. Nuk kam fjalë që mund ta përshkruaj këtë tmerr”, ka shtuar konsulli. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco