Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Hetimi i TIMS, frika e socialistëve

VIDEO-‘SUPERFEMRA’/ As minat e zjarri nuk i bëjnë ‘asgjë’ këtij kostumi special

VIDEO-‘SUPERFEMRA’/ As minat e zjarri nuk i bëjnë ‘asgjë’ këtij kostumi special

16:48, 02/11/2017
A+ Aa A-

Prodhuesi rus i pajisjeve ushtarake, ka prezantuar rrobat “e përkryera” që ndonjëherë janë prodhuar.

Një grua në rrobat speciale po shëtiste “në fushën e minuar”, derisa shpërthenin minat nga të gjitha anët kurse flaka kalonte para fytyrës, duke mos i shkaktuar as më të voglin dëmtim, transmeton Telegrafi.

Viktoria Koselnikova nuk dukej fare e brengosur për kaosin e krijuar që mbretëronte rreth saj. Përkundrazi, ajo thjesht shëtiste nëpër “vijën e parë të frontit”, kurse maskën e hoqi posa arriti në zonën e sigurt.

Pas shumë shpërthimeve dhe zjarrit, ajo u largua nga fusha e minuar dhe “vija e parë e frontit”, me vetëm pak ngjyrë në fytyrë. Pas këtij eksperimenti të rrezikshëm, ajo dukej e emocionuar derisa bisedonte me gazetarët.

“Kur gjendeni mes zjarrit, është një ndjenjë e pa përshkruar”, ka deklaruar Koselnikova.

Kjo kompani shpreson që deri në vitin 2020 do të përfundoj prodhimi serik i këtij kostumi dhe se ushtria ruse do ta përdor në harmoni me programin “Luftëtari”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

HERMES02/11/2017 20:11

shashka

Shto koment

Denonco