Putin vizitë zyrtare në Iran për të diskutuar mbi politikën anti-amerikane dhe ...

Putin vizitë zyrtare në Iran për të diskutuar mbi politikën anti-amerikane dhe ...

14:36, 01/11/2017
A+ Aa A-

 Presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojë sot një takim me homologun e tij iranian, Hassan Rowhani në Teheran, mbi momarrëveshjet e qeverisë së Iranit dhe politikës së jashtme antiiraniane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rajon.

Rowhani do të zhvillojë një takim me Putinin dhe presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Alijev në kuadër të bisedimeve politike dhe ekonomike ku pritet që vendi mikpritës të bëjë me dije se miratimi i SHBA-së nuk është i nevojshëm për bashkëpunimin rajonal.

“Askush nuk po i kushton vëmendje retorikës së amerikanëve”, tha dje zëvendësministri i Jashtëm Ebrahim Rahimpur.

Gjithashtu, sipas Rahimpur vizita e Putinit do të përfshijë diskutime rreth bashkëpunimit të Iranit me Rusinë në konfliktin e vazhdueshëm sirian.

Aktualisht, Teherani dhe Moska mbështesin sundimin sirian të Bashar al-Assad dhe janë angazhuar së bashku në luftën kundër grupit terrorist të Shtetit Islamik.

Të dy vendet janë në favor të zgjedhjeve të reja në Siri, por me pjesëmarrjen e Bashar al-Assadit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco