Alarm për bombë, evakuohet aeroporti i Stokholmit

Alarm për bombë, evakuohet aeroporti i Stokholmit

14:19, 01/11/2017
A+ Aa A-

Stokholmi ështer alarmuar për një pako të dyshimtë në aeroportin e  qytetit.

Aeroporti i Skavstas u evakuua në mesditën e së mërkurës pas një alarmi mbi një pajisje të dyshimtë shpërthyese në një qese. 

Stafi evakuoi pasagjerët nga aeroporti i linjës ajrore, 100 kilometra në jug të Stokholmit, kur ata dyshuan për një mjet shpërthyes gjatë një kontrolli të sigurisë mbi bagazhin.

Policia rrethoi aeroportin, por pas analizimit të objektit, arritën në përfundimin se nuk ishte i rrezikshëm./SYRI.net/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco