FOTO/ Stjuardesa që arriti të ndaloj trafikimin e minorenes.

FOTO/ Stjuardesa që arriti të ndaloj trafikimin e minorenes.

12:17, 01/11/2017
A+ Aa A-

Stjuardesa, Shelia Frederick, ishte në destinacionin e saj të rradhës me kompaninë ajrore Alaska Airlines, Seattle - San Francisko, kur vuri re se diçka nuk shkonte tek një adoleshente që po udhëtonte në atë avion. Një vajzë bjonde, rreth 14-15 vjeç, e veshur me rroba të vjetra dhe pranë saj ishte një burri të veshur mirë. Vajza kishte një të nxirë në këmbën e saj që vëhej re lehtësisht. Shelia vuri re se me këtë vogëlushe diçka nuk shkonte dhe vendosi të bënte një xhest që mbase shumë të tjerë sdo e bënin.

Shelia vajti ne tualet dhe la mbi lavaman një copë letër dhe një stilolaps. Ajo u kthye në vëndin ku vajza qe ulur, teksa personi që e shoqëronte vajzën po shihte menun, Shelia përfitoj nga situata për tja bërë me shenjë vajzës nga drejtimi i tualetit. Vajza e kupton dhe menjëherë, (me lejen e personit që e shoqëronte), ju drejtua tualetit. Pas daljes së vajzës nga tualeti, Shelia shkon të shohi letrën që kishte lën pak më parë. Në të vajza kish shkruar "më ndihmo".

Stjuardesa e tronditur shkon dhe ja tregon kapitenit letrën. Ky i fundit u lidhë me autoritetet dhe bëri të mundur kapjen e personit në momentin që avjoni u ul në pistë.
Rezultoj se vajza kishte dy muaj që ishte zhdukur nga banesa e saj. Prindërit kishin denoncuar në polici humbjen e saj dhe që prej asaj kohe nuk kishin mundur të dëgjonin asgjë për të.

Tani shume kompani ajrore trajnon stafin e tyre pikërisht për të bërë dallimin e trafikantëve të njerëzve nga ajri.
Sipas departamentit amerikan të shtetit, mësohet se janë 600.000 deri në 800.000 persona që trafikohen çdo vit. Pjesa më e madhe janë femra (80%),  ndërsa pjesa tjetër të mitur, kryesisht të moshës 13-14 vjeç. /Syri.net Mariela Shkurta

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco