Zyrtare: Del në treg për 999 dollarë 'Iphone X'

Zyrtare: Del në treg për 999 dollarë 'Iphone X'

12:15, 01/11/2017
A+ Aa A-

 Admiruesit mund të prekin të premten iPhone X, një model luksoz të krijuar për 10-vjetorin e smartfonit Apple, që do të përpiqet edhe një herë të bindë për kapacitetin e tij për të ndryshuar në një treg të mbipopulluar.

L’iPhone X prezanton një fizionomi të re.

“Exit”, butoni i njohur i rrumbullakët “Home” që ndodhet zakonisht në pjesën e poshtme të ekranit, mbulon pothuajse të gjithë pjesën e përparme të aparatit.

Risi të tjera, ky version hapet nëpërmjet njohjes së fytyrës duke zëvendësuar skanerin e shenjave të gishtërinjve dhe disponon një ekran me teknologjinë e fundit OLED.

Telefoni, që do të shitet duke nisur nga 999 dollarë në SHBA, do të dalë njëkohësisht edhe në pesë vende të tjera.

Marka me simbolin e mollës e ka prezantuar këtë model që prej mesit të muajit shtator, në të njëjtën kohë me versionin e ri, iPhone 8, që doli në treg më 22 shtator.

Ashtu si çdo model, Apple pret të kthehet në treg me iPhone X, pas shumë zërave që raportonin shitje zhgënjyese për modelin 8.

Grupi ka punuar këto ditët e fundit për të tërhequr admiruesit duke ftuar në faqen e tij blerësit për të marrë sa më parë në dorë Iphone X dhe duke shtuar zërat për një disponueshmëri të limituar të modelit.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco