‘Pulitzer’ sjell në Shqipëri ‘buldozerin e gazetarisë’! Reportazhi për hashashin: Tepelena zëvendësoi Lazaratin

‘Pulitzer’ sjell në Shqipëri ‘buldozerin e gazetarisë’! Reportazhi për hashashin: Tepelena zëvendësoi Lazaratin

12:13, 01/11/2017
A+ Aa A-

“Shqipëria, ky vend i vogël me 2.8 milion banorë që ka një oreks kaq të madh për drogat, në krahasim me pjesën tjetër të Bashkimit Evropian”.

Kështu e nis reportazhin për vendin tonë, një nga radiot më prestigjioze në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar që në rreshtat e parë se Shqipëria është “madje” edhe kandidate për t'iu bashkuar BE-së.

Reportazhi është realizuar nga gazetari Nate Tabak, një ëmër mjaf i njohur në gazetarinë ndërkombëtare, i cili bashkohet me një grup të policisë shqiptare, teksa nisen për të kryer një aksion anti-kanabis, në zonën e Krujës.

 Në krye të aksionit paraqitet Eltoni, një oficer policie rreth 40 vjeç, mbiemrin e të cilit gazetari nuk e jep për të mbrojtur identitetin.

Por Takak është mesa duket i ‘dërguari special’ i organizatës më prestigjioze për gazetarët në botë, “Pulitzer”.

Në fund të reportazhit, i cili zbulon të dhëna tronditëse për trafikimin e kanabisit në Shqipëri, radioja amerikane që ka publikuar shkrimin, “PRI”, thekson se raportimi i Nate Tabak në vendin tonë, u mbështet nga vetë Pulitzer-i.

Qendra Pulitzer për Raportimin e Krizave është një organizata më e rëndësishme e gazetarisë, dedikuar e angazhimit të thellë me çështjet globale nëpërmjet sponsorizimit të gazetarisë cilësore ndërkombëtare në të gjitha platformat mediatike.

Gazetari i njohur thekson ndër të tjera se Shqipëria është furnizuesi më i madh i Evropës për marihuanën dhe sjell në mendje se në vitin 2014  policia mbylli atë që njihej si ‘kryeqyteti i narkotik i Evropës’, fshatin e Lazaratit.  

Image

Por më tej gazetari thekson se kjo nuk zgjati shumë pasi në vitet 2016-2017 kultivimi i marihuanës u rikthye më fuqishëm se kurrë.

Në udhëtimin  e tij me policinë shqiptare, gazetari i qendrës ‘Putitzer’ shkruan se  Eltoni dhe ekipi i tij  përfaqësojnë majën e shtizës në përpjekjet për të eliminuar parcelat me kanabis para se të shpërndahen në mbarë Evropën.

Ai thekson se në vitin 2016, policia shqiptare njoftoi se shkatërroi 2.4 milionë bimë marihuanë, por “çuditërisht” , tonelata të tëra vazhduan të korreshin dhe dërgoheshin në Evropën Perëndimore.

Pas përshkrimeve të gjata të kësaj aventure “në vendin e drogës”, Tabak shkruan se Shqipëria është furnizuesi më i madh i marijuanës në Europë, gjithmonë sipas të dhënave zyrtare të Europol.

Pasi përshkruan me detaje aksionin dhe zbulimin e një fushe me hashash në Krujë, gazetari tregon se si Eltoni shkon në një shtëpi të bukur pranë fushës, por nuk zbulon asgjë për pronarët e mundshëm të hashashit.

Teksa po ktheheshin nga fshati Noje i Krujës, pasi kanë djegur hashashin, policët përballen me një incident të krijuar nga të rinjtë e fshatit.

Disa tipa që qëndrojnë  jashtë kafenesë nisin të bërtasin dhe të shajnë  në drejtim të makinave të policisë.

Pas kësaj oficeri përgjegjës I aksionit Eltoni, frenon makinën dhe së bashku me policët e tjerë, dalin e përballen me të rinjtë.

Një prej tyre i thotë troç policisë, se po i shkatërrojnë me këto aksione.

“Ne jemi vetëm fshatarë. Shkoni në Tepelenë, një qytet në jug, atje ku qeveria akuzohet se mbron rritësit e hashashit”, akuzojnë të rinjtë.

Por kush është Nate Tabak?

Tabak është një emër i njohur në gazetarinë botërore, i cili punon për një sërë mediash të prestigjioze në botë si “PRI”, “Foreing Policy”, “Marketplace”, “CBC Radio”, “Deutsche Welle” etj.

Fale investigime të tij në Shqipëri, Tabak ka fituar edhe një cmim nga Qendra ‘Pulitzer’, në gusht të vitit 2016 .

Ai u nderua nga organizata prestigjioze pas raportimeve nga Lazarati, të cilin ai e përcakton në shkrimet e tij si "kryeqytetin evropian për kultivimin e marihuanës".

Nga ana tjetër, theksojmë se Qendra Pulitzer është një iniciativë e guximshme për raportimin e të vërtetës, emri i së cilës ka qenë ,për më shumë se një shekull ,një parullë për pavarësinë gazetareske, integritetin dhe guximin.

Përgatiti për “SYRI.net” – Xhuljana Zani // Burimet: “PRI Radio”, “Pulitzer Center”

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco