Putini dhe hija e Stalinit

Putini dhe hija e Stalinit

11:03, 01/11/2017
A+ Aa A-

Politikanët, që falsifikojnë historinë, bëjnë mëkat ndaj popullit të tyre. Sepse ata e rrisin rrezikun, që njerëzit të mos mësojnë nga përvoja. Kjo vlen edhe për politikanët rusë, mendon Miodrag Soric.

Koment nga Deutsche Welle

Gjithësesi: presidenti Vladimir Putin përuroi vetëm 40 minuta më këmbë larg Sheshit të Kuq një memorial të ri për viktimat e represionit politik - "Murin e Vajtimit". Kjo duhet vlerësuar. Deri tani Putini është shprehur në mënyrë kontradiktore lidhur me Stalinin. Ai e quante dikur diktatorin gjeorgjian një „udhëheqës të aftë". Madje në shtator ai lejoi, që para një muzeumi të historisë së ushtrisë të vendosej një bust i Stalinit. Tani shefi i Kremlinit pa asnjë mëdyshje i dënoi krimet e kohës së Stalinit: miliona të pafajshëm janë vrarë, janë mbyllur nëpër burgje dhe janë deportuar në Siberi.

Me fjalët e tij presidenti distancohet nga Stalini. Kjo duhej bërë sepse koha nuk priste më. Nuk ka asgjë për të zbukuruar dhe as për të shfajësuar prej krimeve të Stalinit dhe Leninit e të pasuesve të tyre. Fjalët e Putinit do të fitonin edhe më shumë peshë, nëse do të pasoheshin nga veprat. Sepse presidenti nuk mundet të vajtojë viktimat e dhunës politike dhe njëkohësisht të përndjekë opozitarët apo të verë mediat nën kontroll.

Dilema e Putinit është, se si ta zbardhë historinë tragjike të vendit të tij, pa rrezikuar me këtë pushtetin e vet – vetëm pak muaj para zgjedhjeve të ardhshme presidencialeë Në ëdo rast Putini gjithmonë ka vendosur për ruajtjen e pushtetit. Sepse Mantra e tij është: stabiliteti. Ai është i lidhur më rrënjë të forta me skenën e forcave të sigurimit. Shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik - në sytë e tij një shtet mirëfunksionues-, ai e ka perceptuar si katastrofë dhe pështjellimet e viteve 90-të si një poshtërim të Rusisë.  Ky shef i Kremlinit në radhë të parë synon, të pengojë përsëritjen e historisë së re. Krimet e Stalinit apo të Leninit janë për të shumë të largëta dhe nuk e prekin. Për të kjo është një temë, me të cilën duhet të merren historianët dhe mbrojtësit e të drejtavetë njeriut.

Pavarësisht gjithë kritikave të drejta ndaj Putinit, një gjë është pozitive, fakti që ai ia ka dorëzuar publikut „Murin e Vajtimit". Ndoshta në vigjilje të përvjetorit të të ashtuquajturit Revolucioni i Tetorit do të rihapet diskutimi, se si duhet komportuar me historinë. Por pasqyrë e së ardhmes mundet, por nuk duhet të jetë e kaluara.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco